More

    Dramë në Shkup – Pronari i’a vonon disa paga, punëtori i’a djegin veturën X6

    - Marketing -

    Një ish i punësuar në një firmë nga Kisella Voda e Shkupit, dje i ka djegur veturën, e më pas me benzinë e ka stërpikur edhe pronarin e firmës, transmeton Zhurnal.

    Xhipi ka qenë i parkuar në parkingun e firmës, ndërsa të punësuarit menjëherë kanë vrapuar për të shuar zjarrin në veturë. Pjesa e majtë e veturës është djegur tërësisht. Pronari ka ngelur i lagur me benzinë, ndërsa ish i punësuari nuk ka arritur që të ndezë edhe të pasi që të punësuarit tjerë kanë zbritur dhe kanë ndaluar sulmuesin.

    Rastin në polici e ka paraqitur pronari i firmës. Në denoncim thuhet se ish i punësuari është revoltuar pasi nuk i janë paguar disa paga.

    “Më 3.9.2019 në ora 13:43 në SPB Shkup, I.I (51) nga Shkupi, pronar i një firme në bulevarin Srbija, ka denoncuar se ish i punësuar në firmë, L.S (56) nga Shkupi, ka hedhur benzinë mbi veturën e tij BMW X6, e cila ka qenë e parkuar në parkingun e firmës. Arsyeja për këtë, sipas denoncimit, është mos pagesa e disa pagave drejt L.S. Zjarrin e kanë shuar të punësuarit, ndërsa L.S është arrestuar në stacion policor deri në zbardhje të rastit”, njoftuan nga MPB, transmeotn Zhurnal.

    Ish i punësuari kur e ka stërpikur me benzinë edhe pronarin, aspak nuk ka tentuar të ikë, por qetësisht ka pritur të vijë policia.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    BFI KA NJË APEL DREJTUAR NËPUNËSAVE FETARË DHE XHEMATIT NË PËRGJITHËSI

    - Të thirret SALAT për të paralajmruar faljen e namazit të Fitë Bajramit Bashkësia Fetare Islame në RMV edhe njëherë...

    Është kryer me sukses transplantimi i parë i zemrës në Maqedoni

      Në Maqedoninë e Veriut është realizuar transplantimi i parë i zemrës. Operacioni që zgjati 6 orë në Klinikën Shtetërore...

    Grafite në betonin e Çairit! Shkruhen emrat e nxënësve të shkollave për rreth

    Ngjyroset betoni i vendosur në rrugën “Cvetan Dimov” tek Çairçanja në Çair. Iniciativa është ndërmarr nga Qyteti i Shkupit...

    Një lagje e Shkupit prej sot mban emrin e dëshmorit nga Bojana e Dervenit

    Në Orizare të Poshtme të Shkupit përurohet lagjja “Arben Bajrami” Me inciativë të qytetarëve të lagjes Orizare e Poshtme –...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -