Home / LAJME / Dua Lipa krijon “Sunny Hill Academy” – këto janë mundësitë e artistëve të rinj!

Dua Lipa krijon “Sunny Hill Academy” – këto janë mundësitë e artistëve të rinj!

Fondacioni “Sunny Hill” i krijuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, bashkë me Komunën e Prishtinës, kanë dhënë sot lajmin se do të krijojnë një akademi muzikore, për talentët e rinj të muzikës në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference të përbashkët me Dukagjin dhe Dua Lipën, ka bërë të ditur se “Sunny Hill Foundation” së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit “ Sunny Hill Academy”.

“Sunny Hill foundation 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave ku do të ketë studio të ushtrimeve e studio regjistruese për talentët e Kosovës. Prej se që e kemi marrë pallatin e Rinisë në Menaxhim do ta japim për shkollën e muzikës Prenk Jakova. Një pjesë do t’i jepet “Sunny Hill” foundation për Sunny Hill Academy”, ka deklaruar Ahmeti.

About Derveni Info

Check Also

Devijohet qarkullimi në rrugën magjistrale Grupçin–Tetovë

Ndryshim në regjimin e trafiku do të ketë sot në rrugën magjistrale Grupçin – Tetovë, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *