More

    E çuditshme: 6 milion banorë të një vendi, nuk kanë dëgjuar për koronavirusin!?

    - Marketing -

    Pandemia e Covid-19 është kryefjala e lajmeve, e shqetësimeve dhe jeta në botë po rrotullohet veç këtij virusi vdekjeprurës. Nga ana tjetër ka regjime në botë ku të dhënat nuk mund të merren shumë për bazë. Një vend pak i përmendur i Azisë, Turkmenistani është edhe një nga më të mbyllurit dhe totalitarët, sipas raporteve ndërkombëtare si World Press Freedom, që e vejnë në vendin e fundit.

    Sipas medieve të huaja, mbyllja dhe mungesa e informacionit për rreth 6 milionë banorët e saj, të shpërndarë në një vend të madh sa Spanja, vlejnë edhe për pandeminë e Covid-19, që zyrtarisht nuk ka hyrë në atë vend. Referuar organizatës “Reporters Without Borders”, vetë fjala koronavirus është e përjashtuar nga çdo media shtetërore dhe shkëshillohet nga agjentët civil që ndodhen kudo në kryeqytetin Ashgabat. Asnjë kronikë mbi përhapjen ndërkombëtare të pandemisë transmetohet në televizion, asnjë informacion nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga ana tjetër, Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov ka sugjeruar që të tymosen qytetet me një ekstrakt nga një bimë mjekësore lokale e quajtur harmala, për të zmbrapsur “një armik të padukshëm”. Por shkollat kanë zgjatur pushimet e tyre, normalisht pa dhënë asnjë shpjegim për shkakun që po tremb gjithë pjesën tjetër të planetit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Lëndohet babai i Boban Iliçit, vrasësit të Almirit nga shperthimi i një granate?!

    Dy piroteknikë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit u plagosën pasi shpërtheu një granatë kundër rrufeve. Informacioni për Sitelin u...

    Rama uron “rrugëtim të mbarë” qeverisë së re të Kosovës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të...

    Fillon ndërtimi i rrugës për Krushopek të epër

    Pas shum kohë pritje dhe premtime, më në fund duket se kërkesa e banorëve të Krushopekut për rrugë me...

    Zekiri bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën janë hospitalizuar në Klinikën Infektive

    Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka folur sonte edhe për gjendjen shëndetësore të deputetit dhe nënkryetarit të LSDM, Muhamed...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -