More

    E konfirmon Grenell, Trump do ta vizitojë Kosovën

    Emisari special amerikan, Richard Grenell, ka thënë se Presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejtë Kosovën dhe rajonin.

    Megjithatë Grenell shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë, përcjellë Klan Kosova.

    ”Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë”.

    ”Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

    Ndërsa ka folur për një radio serbe në Chicago, Richard Grenell, thotë se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato.

    ”Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi”.

    ”Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”.

    Këto komente të Grenell vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

    Më 4 shtator,  dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Interi zyrtarizon Arturo Vidal: Mirë se vjen ‘Luftëtar’

    Arturo Vidal është zyrtarisht lojtar i Interit. Njoftimi  u dha nga klubi zikaltër nëpërmjet kanaleve zyrtare. Mesfushori largohet Barcelona pa...

    Regjistrohen 597 raste të mosmbajtjes së maskave në Maqedoni

    Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga...

    Kasami: Do të përkrahim kandidat apartiak për Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit

    Kasami ne emisionin Click Plus tha se do të përkrahin kandidat apartiak për Kryeministër shqiptarë në 100 ditët e...

    Festim Halili jep lajmin e madh! Kalon në qeveri projekti  hekurudhor Kërçovë – Shqipëri

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, bën të ditur se ka kaluar në Komisionin ekonomik të...