More

    E rëndë në Kosovë! 42-vjeçari mbyt me shufër metalike gruan e tij

    Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare. Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Italia e mbyllur për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën deri më 7 shtator

    Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket...

    LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika

    Nga LSDM-ja thonë se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë...

    Maqedoni: Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

    Respektimi i masave për mbrojtje nga koronav*irusi i ri, që shkakton sëmu*ndjen COVID-19 dhe jo rikthimi i masave kuf*izuese,...

    Moti sot në Maqedoni

    Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe jostabil me shi lokal të...