More

    Edhe dy shqiptarë në Këshillin Sportiv të ARSM-së, ja emrat e tyre

    Dy profesorët e njohur të kulturës Fizike, Arlind Huseini nga Tetova dhe Blerim Saiti nga Shkupi janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues në ARSM-së.

    Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës, drejtor i Agjencionit për Rini dhe Sport, Izmit Nura në llogarinë e tij në facebook. Tani prej gjithësej shtatë anëtar në Këshillin Sportiv të ARSM-së tre janë shqiptarë dhe emri i tretë është profesori Hyjnor Kica.

    “Të nderuar sportistë, drejtues sportiv. Kam nderin t’ju informoj se nga sot në Këshillin Sportiv si Organ më i lartë pranë Agjencisë për Rini dhe Sport emërohen  profesorët Blerim Saiti dhe Arlind Huseini. Në organizimin e jetës sportive në vend pjesëmarrja jonë çdo ditë e më shumë merr vendin e merituar. Duke i uruar suksese të emëruarve më lejoni t’ju theksoj dhe njëherë se dyert në ARSM janë të hapura për meritorët dhe padrejtësia ka marrë fund”, qëndron në postimin e Izmit Nura, ushtrues i Detyrës së Drejtorit të ARSM-së.

    Arlind Huseini është trajner i njohur i sportit të karatesë. Ai është trajner i KK Fati nga Tetova, seleksionues i U21 të Maqedonisë në karate, fitues i medaljes së artë në Europianin për të rinj me Berat Jakupin dhe Doan Osmanin, ndërsa Blerim Saiti është profesor në UNT në Shkup dhe trajner në KB Shkupi.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mërgimtari shembull për të tjerët, shpërndan pajisje shkollore për nxënësit e komunës së Zhelinës

    Edhe një iniciativë e shkëlqyer nga ana e zotëri Vesel Ahmedit, veprimtar dhe bashkatdhetarë i yni i cili punon...

    Instituti ZIP sot shpërndau smart-tabletë për nxënësit e shkollës së Bojanës

    Nxënësit e Bojanës prej sot do jenë më të përgaditur me pajisje për ndjekjen e mësimit on-line, e gjith...

    Qeveria vendosi: këto janë masat e reja kufizuese kundër pandemisë

    Qeveria i dha dritë jeshile propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin...

    Sot, përkujtojmë ndarjen nga jeta të Naim Frashërit (1846-1900)

    Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku...