More

    EDI RAMA URON ALI AHMETIN PËR FITOREN ZGJEDHORE

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e BDI në Tetovë ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e veriut, Fatos Reka, njofton Insajderi.

    Ambasadori Reka përcolli uratat e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, drejtuar Kryetarit Ahmeti për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

    Ahmeti shprehu konsideratën e tij për Kryeministrin Rama dhe falënderoi Ambasadorin Reka për korrektësinë e institucioneve të Shqipërisë dhe të subjekteve shqiptare.

    Bashkëbiseduesit e vlerësuan procesin zgjedhor si shembullor dhe tërësisht të rregullt, “siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s dhe në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

    Ahmeti njoftoi Ambasadorin Reka për ecurinë e zhvillimeve pas-zgjedhore me ç’rast theksoi nevojën për konsolidim të shpejtë të institucioneve të dalura nga zgjedhjet dhe respektimin e votës dhe vullnetit të qytetarëve.

    “Bashkimi Demokratik për Integrim synon të realizon premtimet zgjedhore, përfshirë edhe angazhim maksimal në negociatat me Bashkimin Evropian bashkërisht edhe me rimëkëmbjen ekonomike, luftë të pakompromis për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe drejtësi joselektive, përkujdesje për shëndetin publik, por edhe realizim i të gjitha pikave nga programi zgjedhor”.

    Ahmeti gjithashtu tha që “nuk ka kthim pas nga vijat e kuqe, Marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe e fqinjësisë së mirë por edhe zotimet tona zgjedhore”.

    Ahmeti falënderoi autoritetet shqiptare për mbështetjen e dhënë dhe partneritetin rajonal”, thuhet në njoftimin e BDI-së./

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike...

    Mohohet që vëllezërit nga Peja që vdiqën ishin të prekur me COVID-19

    Dy vëllezër nga Novosella e Pejës kanë ndërruar jetë brenda një nate. 85 dhe 78 vjeçari u raportua se kanë...

    Maqedonia e para me vdekje nga Covid19 në Ballkan

    Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të vik...

    VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar

    Larg syve të opinionit publik , të dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO po bëjnë përpjekje për të siguruar...