Home / LAJME / Edi Ramës i këndojnë si Enver Hoxhës në Tepelenë

Edi Ramës i këndojnë si Enver Hoxhës në Tepelenë

Hapja e takimi të djeshëm të Partisë Socialiste në Tepelenë u bë nga Golik Ali Jaupi. Ky i fundit njihet si personazhi që i ka thurur këngë Enver Hoxhës në kohën e komunizmit. Madje disa kohë më parë doli dhe një video e tij duke kënduar me kandidatin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi këngë për diktatorin Hoxha.

Mbrëmë Goliku përpara se ti këndonte Edi Ramës tha se ka ardhur koha ti këndojë komandantit të ri pasi i kishte kënduar të atij të vjetrit (Enver Hoxhës).

“Këndova atëherë përpara komandatit të asaj kohe (Enver Hoxhës), sot ka ardhur për këtë komandat këtu (Edi Ramën)”, tha Goliku

E vënë më shumë në trajtat e një poezie në formë bejteje ai i këndoi Ramës për gjithë madhështinë e tij si burrë shteti e që vetëm ai mund ta bëj Shqipërinë. Një detaj që bie në sy te vargjet e këngës është se Goliku i drejtohet me emrin Edvin Ramës, gjë që kryeministri se ka fort për zemër pasi në këtë mënyrë e ka thirrur vetëm kundërshtari i tij politik Sali Berisha.

Gjatë recitimit të vargjeve dhe deri në fund të saj i gjithë elektorati i mbledhur në miting e shoqëroi atë me duartrokitje dhe ovacione të forta.

About Derveni Info

Check Also

Maqedonia si Zvicrra: “Blicat” do të fotografojnë, dënimet do të vinë në shtëpi me postë!

Ministria e punëve të brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *