More

    Ekspozitë restrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti në Galerinë Nacionale

    Në Galerinë Nacionale te Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset një ekspozitë retrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti me titull “30 vjet art”. Në objektin – Hamami i Daut Pashës, ekspozita do të jetë në dispozicion të publikut nga 28 tetor deri më 29 nëntor 2020. Objekti për vizitorët është i hapur çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite. Nga Galeria njoftojnë se protokolli për mbrojtje nga Covid-19 do të jetë i detyrueshëm.

    Në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, Reshat Ameti në mënyrë serioze ndërtoi emër me ekspozitat e tij në hapësirat artistike të Maqedonisë, e me kalimin e viteve edhe në hapësirat globale, me anë të hulumtimeve të tij në sferën e shprehjes pikturore, ku publiku dhe kritikët patën mundësi të shohin se veprat e tij përmbajnë diçka të veçantë në shprehje dhe mund të parandjenin një sukses të madh artistik që do të vijonte në të ardhmen (ekspozita e tij e parë në Vjenë në vitin 1990.)

    Tridhjetë vjet më vonë, teza për ekskluzivitetin dhe veçantinë e shkrimit të tij artistik u konfirmua nga ekspozitat e shumta të një niveli të lartë studioz, ku dalëngadalë ndërtohej ideja e tij e lidhjes së artit me elemente të jetës dhe natyrës që e rrethon. Që në veprat e tij të para, të karakterizuara nga gjeometrizmi, abstraksioni dhe minimalizmi duke eliminuar çdo detal të tepërt në pikturë, mund të kujtojmë një shprehje figurative si produkt i fuzionit të tij të sofistikuar për të theksuar atë çfarë është esenciale, që të arrijë një realizim të përkryer, e mbi të gjitha një ndjenjë dhe njohuri të thellë të karakteristikave të ngjyrave. Duke kaluar nga një përmbajtje rafinuar e pikturës dhe një larmishmëri e sugjeruar nga vetë intuita e tij, me ndjesinë e bilancit mes elementeve të ndryshme, Rashat Ameti ndërtoi një gjuhë specifike për të gjithë skenën tonë artistike.

    Krijimtaria e Ametit është një harmoni mes formës dhe shfaqjes ku idetë abstrakte si vija, katrori, rrethi, trekëndëshi etj, mund të lexohen sipas parimeve të veprës së tij. Eksperiencat dhe reflektimet mbi origjinën e një konteksti historik të caktuar janë të definuara me aurën e genius loci, të ndriçuara nga mendimet dhe përshtypjet baza e të cilave përbëjnë kuptimin e lidhjes me gjuhën burimore, arketipike. Ai beson në pastërtinë e brendshme, e cila shprehet me forma të thjeshta dhe energji të madhe me anë të së cilës rrezatojnë vepra të formuara nëpërmjet shprehjes së frymës së filozofisë zen.

    Ameti e përjeton veprën duke pikturuar. Njëkohësisht ngjyros, vizaton, vizualizon dhe tregimi nuk tradhton esencën. Dinamika dhe tensioni janë shprehje e vetë kompozimit dhe kombinimit të gjendjeve të brendshme. Ngjyra është një përmbledhje e energjisë së robëruar, e cila merr një eksplozivitet gjestikulues nga dora e autorit dhe një liri të plotë të rrezatimit në këtë teknikë e cila i mundëson shprehje strukturave të veçanta pikturore. Kështu vizualja fiksohet te shikimi e rreth saj gjendjet “zona që nuk e shohim”, e cila megjithatë është e dukshme në shikimin e parë indirekt dhe të pjesshëm, dhe përbën një pjesë integrale, pa të cilën përjetimi nuk është i plotë. E gjithë kjo mund ta përshkruhet në frymën e teorisë geshtalt, ku syri i njeriut i shikon objektet në tërësi para se t’i shohë detalet dhe sugjeron se plotësia është më e madhe se shuma e detaleve.

    Nëpërmjet veprave të tij Reshat Ameti na përçon mesazhe të koduara të cilat burojnë nga trashëgimia e substrateve universale artistike, që me një lirikë, shprehje, melodi dhe poetizëm në shprehje edhe bëhen vetë poezi vizuale dhe muzikë që me anë të perceptimit të krijimtarisë hapin zona enigmatike, definimi i të cilave ka interepretime të shumta, në varësi të njohurive të vëzhguesit dhe të paradigmave të përjetuara.

    Reshat Ameti ka lindur më 16.05.1964 në Gostivar, Republika e Maqedonisë

    Ka përfunduar Shkollën e mesme të artit në Shkup (1980-1984). Nga viti 1984 deri në 1988 ka studiuar dhe ka përfunduar Fakultetin e arteve figurative në Shkup, në klasën e profesoreshës Ana Temkova. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e arteve në Prishtinë, në klasën e profesorit Rexhep Feri (2000-2002).

    Aktualisht punon si profesor i pikturës në Fakultetin e arteve në Universitetin shtetëror të Tetovës.

    Është fitues i shumë çmimeve nga të cilat një prej më të rëndësishmeve është Çmimi “11 Tetori” për krijimtarinë jetësore në fushën e artit dhe kulturës nga Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë, viti 2013.

    Nga viti 1990 kur për herë të parë ka mbajtur ekspozitë të pavarur, përgjatë tridhjetë viteve ai ka realizuar dhjetra ekspozita të pavarura në të gjitha kontinentet e të gjithë botës, nga të cilat mund të veçojmë ekspozitën në Muzeun MIAMARA, Zagreb, 2017; në Galerinë nacionale, Shkup, 2017; Muzeu i arteve të bukura “Songzhuang, Peking, 2016; Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Shkup, 2016; Muzeu “Steglitz”, Berlin, 2015 etj.

    Ka marrë pjesë në mbi 200 ekspozita ndërkombëtare në Nju Jork, Paris, Strasburg, Vjenë, Pasau, Ankara, Edirne, Romë, Boston, Dizhon, Trieste, Sofje, Varshavë, Goricë, Ulqin, Tiranë, Vlorë, Pogradec, Prishtinë, Gjilanë, Suharekë…

    Ka qenë pjesëmarrës në shumë simpoziume dhe koloni artistike brenda dhe jashtë shtetit.

    Veprat e tij ndodhen në koleksionet e muzeve nacionalë, galerive dhe institucioneve, apo nën pronësinë e koleksionistëve privatë dhe personaliteteve të njohura, si fitues të Çmimit Nobel, shkrimtarë të njohur botërorë dhe presidentë shtetesh.

    Mbi krijimtarinë e Reshat Ametit janë publikuar shumë monografi dhe katalogje dhe emri i tij është përmendur në shumë libra dhe monografi të artit bashkëkohor.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Aksion i madh policor në Çair

    Sonte vërejet presencë e shtuar e forcave policore në komunën e Çairit raporton Centar.mk. Sipas informatave nga tereni policia...

    Vazhdojnë shifrat e larta të të infektuarve! 26 të vdekur dhe 1295 raste të reja me Covid-19

    1295 të infektuar me koronavirus janë regjistruar brenda 24 orëve informon ministria e Shëndetësisë nga gjithsej 3315 teste të...

    Avni Rustemi dhe Driton Lleshi takuan kryetarin e Komitetit Olimpik të Maqedonisë

    Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport z. Avni Rustemi dhe kryetari i Federatës së Kajakut në Maqedoninë...

    Halk Bank do ta zëvendësojë Eurostandard

    Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme e ka pranuar ofertën përfundimtare të Halk...