More

    El Hilali as sivjet nuk i anashkaloi studentët


    Shkup, 17 nëntor – Përkundër situatës së krijuar me pandeminë Kovid 19, OH El Hilal arriti me sukses ta përfundojë edhe një aktivitet të paraparë në programin vjetor për 2020.  Pas shpalljes së konkursit për bursa studentore, Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve, sot e publikoi listën me fituesit e bursave studentore për vitin akademik 2020/21.

    Në mbledhjen e Komisionit i përbërë nga Etem Xheladini, Talat Sadiku dhe Qenan Ramadani, ku morën pjesë edhe kryetari i organizatës Behixhudin Shehapi dhe sekretari Ali Sadiku, u shqyrtuan gjithsej 57 fletëparaqitje të studentëve të lëmive të ndryshme, prej të cilave një përqindje e madhe i plotësonin kriteret e shpallura në konkurs.

    Komisioni, duke u nisur nga misioni i El Hilalit dhe kriteret e konkursit, si dhe duke u konsultuar me disa degë të cilët siguruan mbështetje, vendosi për 15 studentët më të dalluar të jenë bursistë të El Hilalit për këtë vit akademik.  Fondi i këtij aktiviteti programor, përveç prej degëve u sigurua nga një bamirës nga R. e Turqisë.  OH El Hilal prej vitit 2005 jep bursa studentore, aktivitet i cili edhe sivjet nuk u ndërpre edhe pse situata e vështirë shkaktoi uljen e numrit të bursistëve.

    /Derveni.info

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Lajm i mirë për pensionistët! Ja vendimi i fundit i Qeverisë

    Nga sot deri të martën, bankat do të paguajnë pensionet e tyre për muajin nëntor. Edhe këtë muaj, për...

    Koloneli Besnik Emini avansohet në gradën e gjeneralit brigadier

    Presidenti Stevo Pendarovski i avancoi me dekret kolonelin Simeon Trajkovski dhe kolonelin Besnik Emini në gradën gjeneral brigadier. Gradat e...

    Maqedonia synon dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës

    Në Maqedoninë e Veriut ka nisur debati për dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës, pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev,...

    Rritet tregtia onlajn në kushtet e kovid

    Për shkak të korona-krizës, qytetarët i ndryshuan zakonet e konsumit. 36% prej tyre e kanë rritur vëllimin e blerjeve...