Home / DËRVENI / Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re.

Ata paraprakisht kanë jetuar në kushte shumë të rënda.

Kryefamiljari i kishte braktisur, ndërsa 2 djemtë dhe nëna e tyre janë strehuar te dajallarët.

Në ndihmë atyre u doli Klubi motoristik “Plisat” nga Zvicra në bashkëpunim me organizatën humanitare “Kalliri i mirësisë”.

Elmedini shprehet mirënjohës për shtëpinë që ua ndërtuan. Tani ai thotë se kanë një brengë më pak.

E klubi motoristik “Plisat” që e morën këtë iniciativë për siguruar shtëpinë, erdhën me motor nga Zvicra,  për t’ia dhuruar familjes Hasani çelësin e shtëpisë së re. Kapiteni i këtij klubi, Fatmiri Aliu, thotë se nuk ka fjetur nga emocionet se kjo familje do të bëhet me shtëpi.

Edhe nga kalliri i mirësisë shprehën falënderimi për të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Ndryshe kjo është shtëpia e katër me radhë që ndërton klubi motiristik nga Zvicra “Plisat”. Nënkryetari i Klubit, Naim Nuredini, thotë se nuk do të ndalen me kaq dhe se do të vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Shtëpia e re e familjes Hasani nga komuna e Sarajit, ka tre dhoma dhe është e rregulluar dhe mobiluar në tërësi nga “Plisat”.

About Derveni Info

Check Also

Francë, mobilizim masiv kundër reformës së pensioneve

Më shumë se 500-mijë persona manifestuan sot në mbarë Francën, në kuadër të një greve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *