Home / DËRVENI / FC Saraj udhëton në Berlin

FC Saraj udhëton në Berlin

FC Saraj me U12 në Berlin, merr pjesë në turneun Champions Cup Wanderpokal 2019 Shkolla e Futbollit Saraj me U12 do të marrë pjesë në Fakon Bau GmbH Champions Cup Wanderpokal 2019, që mbahet më 6 tetor në Berlin të Gjermanisë. Organizator i këtij turneu është bashkatdhetari jonë nga Shkupi, Ejup Dibrani i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. Dibrani është një adhurues i flaktë i sportit dhe mbështetës i madh i futbollit shqiptarë. Falë kontributit të tij në këtë turne krahas gjuhës gjermane dhe asaj angleze do të vij në shprehje edhe gjuha shqipe. FC Sarajit në këtë turne mirëseardhje i dëshirohet edhe në shqip. “NGA ZEMRA MIRË SE VINI”. FC Saraj në këtë turne do të përballet me ekipe të njohura në Gjermani dhe më gjerë, ndër to edhe Hertha BSC, Berliner SC, FC Wilmersdorf, Tennis Borussia Berlin dhe shumë të tjera. Udhëtimin drejt Gjermanisë të djelmoshave nga Saraji e mbështet edhe “Restorant FONTANA” dhe “Besa Trans”, ndërsa për vendosjen e futbollistëve në Berlin do të kujdeset “Fakon Bau” me pronar, biznesmenin e njohur shqiptarë nga Shkupi, Ejup Dibrani. Falënderim dhe respekt ta pafund.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *