More

    FC Shkupi ka gati përforcimin e parë në merkaton e dimrit

    FC Shkupi pritet që së shpejti të prezantojë një nga transferimet e para në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor. I pari në listët e kërkesave të skuadrës nga Çair pritet që të jetë futbollisti i talentuar nga Manastiri, Kristijan Trapanovski, i cili vjen nga rradhët e Akademia Pandev.

    Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, që luan si sulmues i krahut të majtë, ndërsa ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Çeki dhe Sllovaki.

    Sipas “Infosport”-it, një emër tjetër që pritet së shpejti të prezantohet është edhe ai i reprezentuesit të Ruandës, Abdul Ruatubjaje, ndërsa këtyre ditëve drejtuesit e skuadrës nga Çairi do të ulen në tavolinë për të biseduar çështjet e fundit edhe me talentin shkupjan, Lavdrim Fazliu.

    Së fundit, një emër i ri në listën e dëshirave të merkatos është edhe sulmuesi i Vardarit, Matej Cvetanovski, i cili ka mbyllur kontratën me Vardarin. Mirëpo në këtë garë për firmën e tij, është edhe skuadra e Shkëndijës, andaj mbetet të shihet se cilën fanellë do të vesh, tani më, ish sulmuesi i Vadarit , Matej Cvetanovski.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Covid-19, 6 viktima dhe 183 të infektuar në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 466 teste të kryera 183 persona kanë...

    Thaçi honazhe te varri i Arbër Xhaferit me rastin e 73 vjetorit të lindjes

    Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi paraditen e sotme ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish-kryetarit të ndjerë...

    Mot i ndryshueshëm, temperatura deri më 14 gradë

    Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm, pasdite duke filluar nga perëndimi do të jetë me reshje shiu,...

    Shkup, MPB-ja regjistron 228 shkelje në trafik

    Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me...