More

    Filipçe: Përgatitemi për vaksinimin kundër Kovid-19

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk” njoftoi se është në fazë të fundit plani për vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, edhe atë duke filluar nga arritja e vaksinës deri në vaksinimin e qytetarëve. Rikujtojmë se RMV-ja ka porositur vaksina për vetëm 20% të popullit, bëhet fjalë për 800 mijë doza, shkruan Portalb.mk.

    Filipçe potencoi faktin se këto vaksina do të realizohen nga mjekë dhe motra medicinale të cilët deri tani nuk kanë punuar me pacientët e infektuar me Kovid-19, ai shtoi se i gjithë plani për këtë është në fazën finale.

    “Sistemi shëndetësorë po përgatitet për vaksinimin kundër Kovid-19. Kjo do të jetë një nga proceset më të mëdha logjistika të cilën do të duhet ta realizojmë. Vaksinimin do ta bëjnë mjekët dhe motrat medicinale të cilët aktualisht nuk punojnë me pacientët e infektuar me virusin korona. Pjesa e pritjes, ruajtjes së vaksinave, distrubuimin deri në vendet ku do të aplikohen, veçse plani për këtë është në fazën e fundit, mirëpo gjatë javës së ardhshme do të organizojmë edhe një trajnim në teren për atë se si do të dukej kjo. Rekomandimi është që të parët të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë, të punësuarit në armatë dhe polici, të gjithë shërbyesit publik, në transportin publik, të sëmurit kronik dhe të gjithë grupet kritike bazuar në mendimet e ekspertëve” shkruan Filipçe  “fejsbuk”.

    Ndërkaq Maqedonia e Veriut do të siguroje vaksinimin e qytetarëve përmes sistemit të Kovaks, fillimisht janë porositur 800 mijë doza, për gjithsej 400 mijë qytetarë, marrë parasysh faktin se secili person do të duhet të merr nga dy doza.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

    Në shoqëritë multietnike sipas Muhedin Bravës nga Aleanca për Shqiptarët, regjistrimi si proces statistikor nuk mund t’i shmanget edhe...

    Bexheti: Nuk është e vërtetë se tek liqeni Treska do të ndërtohet Qendër tregtare

    Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexhiti, sot në një prononcim për ‘Sloboden pecat’ hodhi poshtë si të pavërteta...

    Aksion i madh policor në Vizbeg !!!

    Një aksion i madh policor po zhvillohet sonte në Vizbeg. Jozyrtarisht, në cak të arrestimit janë disa anëtarë të një...

    Muki para 3 viteve: Elhamduliah, të akuzarit e Monstrës së shpejti do të lirohen

    Ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri para tre viteve u shpreh se drejtësia e rastit Monstra po rikthehet në...