More

    Filloi gjykimi për aksidentin në Llaskarcë

    - Marketing -

    Në bankën e të akuzuarve u ulën pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i autobusëve, Remzi Miftari, ish i punësuari në kontrollin teknik, inxhinieri Igor Gjerogjievski, Goran Dukovski, Jane Bovarovski dhe shoferi, Manoil Trufunovski. Prokurori, Darko Jakimovski, potencoi në fjalën hyrëse se Remzi Miftari ka pasur vetëm shkollim fillor dhe asnjë ditë trajnimi profesional, e megjithatë ka udhëhequr dhe menaxhuar me transportin e udhëtarëve, informon MTV2, transmeton Koha.mk

    Ai ka urdhëruar vendosjen nëpër autobusë të pajisjeve për manipulim me tahografin, që janë aktivizuar nga shoferët për të manipuluar treguesin e shpejtësisë reale të lëvizjes. Shoferë të tjerë të kompanisë kanë dëshmuar se një veprim i tillë është bërë në vazhdimësi. Pas fatkeqësisë, kompania ka larguar pajisjet e manipulimit nga autobusët.

    “Me qëllim që shoferët t’iu ikin dënimeve, në tahograf janë vendosur instalime të veçanta elektronike, të cilat kanë pamundësuar leximin real të shiritave tahografikë. Në çdo kohë shoferët me aktivizimin e pajisjes kanë manipuluar shpejtësinë e lëvizjes. Nuk ka ndodhur tekstualisht asnjëherë, që ndonjë autobus të mos kalojë kontrollin teknik për shkak të parregullsive teknike. Vetëm në vitin 2019 janë konstatuar parregullsi tek 80 autobusë që kanë qenë në kontroll”,- tha prokurori Jakimovski.

    Sipas tij, autobusit nuk i duhej lejuar fare të merrte pjesë në komunikacion edhe pse ai për 16 ditë ka lëvizur në të njëjtin relacion. Është vërtetuar megjithatë se shoferi nuk ka qenë në gjendje të alkoolizuar, i lodhur, nën ndikim të barnave apo substancave, nuk ka pasur telefon në dorë, duart i ka pasur në timon dhe dukej i fiksuar. Megjithatë, në momentin tragjik nuk ka vepruar dhe udhëtarët kanë qenë të vetëdijshëm se po përballen me vdekjen, tha prokurori. Në këtë lëndë të akuzuarit ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe sigurisë në komunikacion. Në aksidentin në Llaskarcë humbën jetën 16 persona, 38 të tjerë mbetën të lënduar.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Besa e Sarajit sonte zgjodhi shtabin zgjedhor

    Lëvizja Besa në Saraj përmes një Komunikate njofton se sonte ka zgjedhur Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12 Prillit. Në...

    Grenell flet pas përfundimit të Konferencës së Munihit

    I dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun me Serbinë, dhe njëkohësisht ambasadori i SHBA’së në Gjermani,...

    Mark Zuckerberg pranon rritjen e taksave në Evropë

    Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg pranon të paguajë më shumë taksa në vende të ndryshme, duke cituar fragmente të...

    Si të mos shtoni peshë pas të 40-ve

    Çrregullime hormonale, plakje, dieta te vazhdueshme. Pasi kalon mosha 40 vjeçare kilogramët bëhen gjithnjë e më të vështirë për...
    - Marketing -
    - Marketing -