Home / DËRVENI / Filloi ndalesa e peshkimit në Lumin Treska, dënimet janë të mëdha!

Filloi ndalesa e peshkimit në Lumin Treska, dënimet janë të mëdha!

Prej me datë 1 Tetor filloi ndalesa për peshkim në Lumin Treska dhe e troftës në veçanti për shkak të periudhës së shumimit. Shoqata e peshkatarëve “RIBAR 2011” ka filluar kontrollet në terren dhe njoftohet se deri më tani po rrespektohet ndalesa dhe nuk janë hasur peshkatarë duke peshkuar në peridhën e ndalesës.

Me këtë rast duam tu bëjmë thirrje peshkatarëve por edhe banorëve përreth lumit Treska që ta rrespektojnë ndalesën e peshkimit me qëllim që ta mundësojmë shumimin sa më të madh të troftës në lumin tonë të dashur dhe të pastër Treska. Njëkohësisht njoftohet opinioni se dënimet për peshkim të paligjshëm në këtë peridhë të vitit janë shum të larta, dhe çdokush që do kapet duke peshkuar do të dënohet, thuhet në njoftimin e shoqatës peshkatare “Ribar 2011”.

Më poshtë duken tabelat dhe lumi i pastër gjat kontrolleve të sotme:

 

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *