More

    Filloi ndërtimi i lagjes elitare në Saraj


    Sot kanë filluar punimet në lagjen Complex Planet, në Saraj të Shkupit. Inaugurimin e punimeve nga afër e ndoqën partnerët e projektit, ideatorja Valdeta Kasapi, afaristët Xhemil Shabani dhe Samet Misimi. Kjo ditë, do të mbetet në kujtesën e lagjes elitare ‘Complex Planet’ , e cila do të jetë e para e këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

    Në fazën e parë u bë hapja e rrugës dhe do të vazhdohet me gropimin për planifikim të tokës ndërtimore, që të vazhdohet menjëherë me ndërtimin e 32 shtëpive të para, njofton derveni.info. Punimet do të jenë intensive në këtë fazë, që në pranverë të kemi edhe shtëpitë e para të kompletuara.

    Shtëpitë do të jenë të ndërtuara me një kualitet të lartë, modern dhe do të ofrojnë një komoditet relaksues me pamjen panoramike të zonës së mrekullueshme përreth. Ëndrra për një shtëpi luksoze tani më do të jetë realitet në hapësirat e “Complex Planet”.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    MAQEDONI E VERIUT: USHTARËT DO TË KUJDESEN PËR SIGURINË NË SPITALE

    Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paarmatosur, do të ndihmojnë institucionet dhe punonjësit shëndetësorë në...

    Tetovë: Paraqiten grabitës të armatosur me maska

    Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk...

    UNT: Mr. Blerant Ramadani prezantoi punimin me temë: “Gjenerimi i vitit tipik meteorologjik për implementim në sistemet fotovoltaike”

    Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup vazhdon me organizinin e “Brown Bag Seminar Series" si një praktikë e re pranë...

    Zv/ministri Bekim Rexhepi, takoi ekspertin e administratës Aleksandars Antonovs

    Zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi sot zhvilloi takim pune me Aleksandrs Antonovs, ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror,...