Home / SPORT / Fillojnë punimet në stadiumin e FC Shkupi

Fillojnë punimet në stadiumin e FC Shkupi

Nga sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet për realizimin e tribunës së re të “KF Shkupit” në Çair. Fillimin e punimeve nga afër e inspektoi edhe Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Tribuna e re është paraparë të ndërtohet në anën tjetër të stadiumit, përballë asaj ekzistuese, mirëpo për të mos dëmtuar asnjë metër hapësirë me gjelbërim, nga komuna e Çairit kanë vendosur që të largojnë rrethojën mbrojtëse të tribunës aktuale, dhe kështu fusha e futbollit të spostohet më afër dhe kështu në anën tjetër të krijohet hapësirë për tribunën e re.

Ndryshe ky projekt realizohet mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe Komunës së Çairit. Projekti gjithashtu është pjesë e programit “Hat-trick” të UEFA-s.

About Derveni Info

Check Also

Neymar i hapur për një kalim te Juventusi, por shumë probleme janë në mes

Gazeta Mundo Deportivo shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është i hapur për t’u …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *