More

    Fillon regjistrimi në shkollat e mesme në Maqedoni, paraqitja sipas rendit alfabetik të mbiemrit

    Prej sot e deri më 18 qershor do të zbatohet aplikimi i parë nga afati i qershorit për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021, sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat ​​e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaziste, profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

    Regjistrimi do të organizohet dhe do bëhet në përputhje me udhëzimet nga Protokolli i miratuar nga Qeveria me rekomandimin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, i cili u përcillet të gjitha shkollave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Sipas protokollit, dokumentet dorëzohen sipas rendit alfabetik të mbiemrit, ndërsa oraret e shkollave duhej të publikoheshin brenda ditës së premte, më së voni. Bartja e maskës ​​mbrojtëse, distancë prej dy metrash dhe dezinfektimi është i detyrueshëm. Shkollat ​​janë të obliguara të sigurojnë radhë dhe numër të kufizuar të nxënësve që hyjnë në shkollë në të njëjtën kohë për të paraqitur dokumente. Nuk lejohet shoqërimi nga ana e prindit/kujdestarit, përveç me ndonjë arsyetim.

    Regjistrimi do të jetë sot, nesër dhe të enjten (16, 17 dhe 18 qershor) nga ora 07:00 deri në ora 19:00, si dhe më 19 qershor nga 07:00 deri në ora 13:00. Shkollat, ​​në të cilat numri i nxënësve të regjistruar në vitet e fundit është më i vogël se numri i parashikuar në konkurs, mund të organizojnë regjistrimin e nxënësve vetëm sot dhe nesër. Renditjet me nxënës të regjistruar do të publikohen më 19 qershor pas orës 15:00.

    Edhe në shkollat ​​e mesme për art, regjistrimi i nxënësve është sot dhe nesër, ndërsa më 18 dhe 19 qershor do të organizohet provim kualifikimi në përputhje me protokollet e miratuara.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Italia e mbyllur për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën deri më 7 shtator

    Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket...

    LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika

    Nga LSDM-ja thonë se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë...

    Maqedoni: Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

    Respektimi i masave për mbrojtje nga koronav*irusi i ri, që shkakton sëmu*ndjen COVID-19 dhe jo rikthimi i masave kuf*izuese,...

    Moti sot në Maqedoni

    Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe jostabil me shi lokal të...