More

    Filmi nga Maqedonia e Veriut në garë për çmimin “Oskar”

    - Marketing -

    Filmi “Toka e mjaltit” nga Maqedonia e Veriut është në garë të ngushtë në dy kategori – si dokumentari më i mirë dhe si filmi më i mirë i huaj, në garën për çmimin “Oskar” për ceremoninë që do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos.

    Nëse “Toka e mjaltit” merr nominime për çmimin “Oskar” në dy kategoritë, do të jetë filmi i parë maqedonas me një sukses të tillë.

    Anëtarët e Akademisë deri më 7 janar të vitit 2020 votuan për zgjedhjen më të ngushtë të filmave në nëntë kategori pasi listat e shkurtuara ishin publikuar më 16 dhjetor.

    Në kategorinë si dokumentari më i mirë, filmi i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov është në mesin e 15 të përzgjedhurve prej 159 kualifikimeve, ndërsa në kategorinë e filmit më të mirë internacional është në garën më të ngushtë në të cilin hynë nëntë tituj prej 91 të paraqiturve.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Qeveri pa BDI-në”, flet Spasovski, Ademi: BDI-ja do të dalë me qëndrim

    Kryeministri teknik, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e TV21 rreth deklaratës së Ljubço Nikollovskit i cili mbrëmë...

    Njëvjetori i aksidentit tragjik, marsh nga Llaskarca deri në Gostivar

    Një vit pas tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë...

    Në Spanjë punëtorëve mund t’iu zbritet nga paga pushimi për kafe dhe cigare

    A duhet që punëtorit t’i zbritet në pagë koha shtesë e shpenzuar për cigare dhe kafe? Një kompani portugeze në...

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

    Në lagjen Kolovicë të Prishtinës, janë plagosur dy persona si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Policia ka...
    - Marketing -
    - Marketing -