More

    Flet ministresha Carovska: Ja kur përfundon gjysëmvjetori shkollor?


    “Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 do të përfundojë në fund të vitit, ndërsa sërish do të fillojë më 21 janar të vitit 2021. Pushimi i parakohshëm dimëror nuk është i nevojshëm sepse në shkolla nuk ka përhapje të virusit”.

    Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke u përgjigjur në pyetjet për propozimin e opozitës që pushimi të fillojë më herët.

    Carovska tha se nuk ka dëgjuar argumente nga opozita me të cilat ai propozim do të ishte i arsyeshëm, duke cekur se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar në mësimin me prani fizike në tërë shtetin është më i vogël se 1 për qind.

    “Për momentin nxënës aktivë me prani fizike janë 79, që është 0,06 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve, dhe 148 mësimdhënës deri dje, që është më pak se 1 për qind e numrit të përgjithshëm të mësimdhënës në shtetin tonë. Këto janë fakte të cilat flasin se përhapja interne e virusit në shkolla nuk ka, se sistemi arsimor është stabil dhe shkollat i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Mu prandaj vazhdojmë ta zbatojmë Planin nga Qeveria për vitin shkollor 2020/2021, sipas të cilit gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 21 janar, ndërsa në fund të vitit do të përfundojë gjysmëvjetori i parë”, tha Carovska në konferencën për shtyp kushtuar buxhetit për arsimin për vitin 2021.

    Procesi dhe sistemi arsimor është mbipartiak, bëhet fjalë për të gjithë fëmijët – edhe fëmijët e tyre edhe fëmijët tanë, tha ministrja.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    North Macedonia filloi shtypja e dokumenteve të reja

    Ka filluar procedura për dokumente personale dygjuhësore dhe me emrin e ri të shtetit. Qeveria ka dërguar tek deputetët tekste...

    Në Saraj janë sanksionuar 65 vozitës, 15 pa patent shofer

    Në territorin e Sarajit janë shqiptuar gjithsej 65 masa, mes të cilave për vozitje pa patent shofer 15 sanksione,...

    Temperatura në të gjithë vendin nën zero

    Temperatura e mëngjesit në të gjithë vendin është nën zero. Më ftohtë është në Berovë ku janë matur -14...

    Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm

    Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar...