More

    Franca gjobit “Apple” me 1.1 miliard euro

    - Marketing -

    Rregullatori kombëtar i konkurrencës në Francë njoftoi se ka gjobitur me 1.1 miliard euro gjigantin e teknologjisë “Apple” me arsyetimin se ka vepruar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës.

    Në një deklaratë nga Rregullatori i konkurrencës thuhet se “Apple ka bërë marrëveshje të jashtëligjshme duke përdorur rrjetin e saj të shpërndarjes dhe se ka abuzuar edhe ‘varësinë ekonomike’ të shpërndarësve të pavarur”. Si rezultat i hetimeve, Rregullatori i konkurrencës ka vendosur gjobën prej 1.1 miliard euro ndaj “Apple”-s si dhe gjobë prej 63 milionë euro ndaj “Tech Data” dhe 76 milionë eura ndaj “Ingram Micro” të cilat janë kompani për shitje me shumicë të “Apple”-s.

    “Apple dhe dy kompanitë e saj të shumicës janë dakorduar të mos konkurojnë me njëra tjetrën si dhe të parandalojnë konkurimin mes njëra tjetrës të kompanive të tjera të shpërndarjes. Në këtë mënyrë produktet e ‘Apple’-s kanë forcuar pozicionin e tyre në tregun e shumicës”, thuhet në deklaratë./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: Nëse qeveria nuk na i jep ndihmat, do ta bëjmë këtu Bangladesh me Koronavirus (Video)

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka kerkuar nga qeveria që tia ndajë BFI-së pjesën e saj të...

    Hoxha: Gjatë fundjavës do të punojnë markete që do t’u shërbejnë qytetarëve me porosi online

    Në rast nevoje për furnizim me barna por edhe me produkte ushqimore gjatë fundjavës kur edhe do jemi në...

    Edhe një shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi në SHBA

    Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirusi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Bëhet fjalë për Jani...

    Rama e nis ditën me fjalët e shenjta nga Kurani

    Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa fjalë të shenjta nga Kurani. Ashtu si çdo mëngjes,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -