Home / LAJME / GREQI: “DEMOKRACIA E RE” FITON ZGJEDHJET – CIPRAS URON MICOTAKISIN

GREQI: “DEMOKRACIA E RE” FITON ZGJEDHJET – CIPRAS URON MICOTAKISIN

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së jashtme greke, Demokracia e Re e Kirjakos Micotakis është fituese e zgjadhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, me dallim të mjaftueshëm ndaj SIRIZA-s dhe numër të mjaftueshëm deputetësh që të formojë qeveri njëpartiake. Lideri I Demokracisë së Re Micotakis nesër do të bëjë betimin me cka edhe zyrtarisht do të bëhet Kryeministri I ri I Greqisë. Burime nga SIRIZA për mediat greke kanë theksuar se Kryeministri I deritashëm Aleksis Cipras përmes telefonit ka uruar fitoren rivalit të tij Micotakis dhe e ka informuar se nesër e pret për vizitë në pallatin e Kryeministrisë për pranim-dorëzimin e funksionit. Sipas rezultateve të sotme Demokracia e Re do të ketë shumicë absolute në Parlamentin grek që numëron 300 vende, respektivisht mes 155 dhe 167 vende deputetësh. Kjo paraqet fitoren më të thellë të një partie në zgjedhjet në Greqi qysh nga viti 1981./

About Derveni Info

Check Also

Maqedonia si Zvicrra: “Blicat” do të fotografojnë, dënimet do të vinë në shtëpi me postë!

Ministria e punëve të brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *