More

    GRUBI: Njohja e diplomave të administratorëve, prioritet i imi

    Sistemimi i administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit do të ndodh së shpejti. Në Ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike jemi në formim e sipër të komisionit për sistematizimin e administratorëve nëpër ministri dhe dikastere tjera përkatëse. Kështu tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një emision debativ në TVM2.

    Sipas Grubit qëndrimi në shtëpi i 1459 administratorëve shqiptar për fat të keq është i dëmshëm për ta, por edhe për shtetit.

    “Nuk është mirë as për ata administratorë por as për shtetin, nëse duhet që ata të sistemohen, ne jemi të gatshëm të bëjmë dhe ndryshime ligjore. Uroj që të bëjmë sistematizimin e tyre brenda disa muajve. Nuk do të bëjmë punësime të reja por do t’i sistemojmë këta administratorë nëpër ministri duke përjashtuar këtu kuadrot që nuk mund të gjenden brenda këtyre 1 mijë 459 të punësuarve që për fat të keq vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi,” deklaroi Grubi.
    Sipas Grubit avancimi i administratorëve është prioritet i tij. Ai u bëri apel të gjithë atyre administratorëve të cilët në ndërkohë kanë kryer fakultete, të paraqiten tek punëdhënësit e tyre që cilët me ligj janë të detyruar që t’ua njohin diplomat, hap ky i cili do të jetë një ndihmë e madhe për ata dhe familjet e tyre në planin e të ardhurave mujore.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    BDI përshëndet paketën prej 470 milion €

    Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet masat ekonomike prej 470 milion euro për ekonominë vendore dhe qytetarët për të lehtësuar...

    Sot fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës s’kanë pajisje për mësim online

    Në Maqedoninë e Veriut sot fillon viti i ri shkollor 2020/21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes...

    Aksident në Hasanbeg, vdes sharraxhiu

    Një motoçikletë dhe makinë për prerjen e drunjve janë aksidentuar këtë mbrëmje në Hasanbeg të Shkupit, afër shkollës fillore,...

    Besmir Ismani nga Kondova pjesë e Akademisë së Futbollit pranë FFM-së

    Besmir Ismani nga Shkolla e Futbollit Saraj pranohet në Akademinë e Futbollit pranë FFM-së. Pas një gare tejet të...