Home / LAJME / GRUBI: Nuk ka shkarkim të kryetarëve, por janë shpallur zgjedhjet brendapartiake

GRUBI: Nuk ka shkarkim të kryetarëve, por janë shpallur zgjedhjet brendapartiake

Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjërë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtaresisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI.

Rrjedhimisht, zgjodhëm kryesinë e re të rinisë dhe të forumit të grave në kuvende spektakolare dhe masovike, perfunduam riregjistrimin e anetarësise dhe hapi i rradhës është mbajtja e zgjedhjeve brendapartiake.

Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI.

Asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur, por janë shpallur zgjedhjet brendapartiake në përputhje me statutin partiak.

BDI është kompatibile me kohën dhe rrethanat, andaj gjithënje ka patur prurje të reja duke e mbajtur njëkohësisht trungun themelues të palëkundur dhe të qëndrueshëm.

 

About Derveni Info

Check Also

Gryka e Dervenit pushtojnë malin e Lubotenit

Bjeshkatarët e Shoqatës Malore “Gryka e Dërvenit” sot u bashkangjitën organizimit të Federatës Alpiniste të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *