More

    “Gryka e Dervenit” promovon lokacionit turistik “Kozjak” në komunën e Zhelinës

    Klubi Malorë “Gryka e Dervenit” vazhdon intensivisht realizimin e aktiviteteve te saj programore, duke promovuar destinacione atraktive të turizmit rural dhe turizmit malorë. Këtë të dielë vizituan rajonin e Malit të Thatë, rrespektivisht rajonin e Liqenit të Kozjakut në fshatin Sallarevë të Komunës së Zhelinës. Me rastin e Ditës së Alfabetit ata shenjëzuan shtegun malor dhe vendosën tabela orientuese në gjuhën shqipe për në majen Tabahon 1748 m lartësi mbidetare.

    Nga Klubi Malorë “Gryka e Dervenit” njoftojnë se shtegu i shenjuar (markuar) ka një gjatësi prej 7 kilometra duke filluar prej pjesës së shalës së ashtuquajtur “Krstec” në drejtim të “Çamit të Llërcës” e deri në majen “Tabahon”.


    Gjithashtu tabelë orientuese është vendosur edhe në hyrje të fshatit Sallarevë ku përshkruhet lokaliteti turistik “Gjuri i Jorgovanit” vend ky i cili viteve të fundit vizitohet nga shumë turisë të vendit.

    Ky aktivitet është realizuar me mbështetje të Komunës se Zhelinës, dhe ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Qëllimi i këtij projekti është promovimi i kësaj zone me qëllim zhvillimin e turizmit rural dhe turizmit alternativ në zonën e Liqenit të Kozjakut.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

    Në shoqëritë multietnike sipas Muhedin Bravës nga Aleanca për Shqiptarët, regjistrimi si proces statistikor nuk mund t’i shmanget edhe...

    Bexheti: Nuk është e vërtetë se tek liqeni Treska do të ndërtohet Qendër tregtare

    Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexhiti, sot në një prononcim për ‘Sloboden pecat’ hodhi poshtë si të pavërteta...

    Aksion i madh policor në Vizbeg !!!

    Një aksion i madh policor po zhvillohet sonte në Vizbeg. Jozyrtarisht, në cak të arrestimit janë disa anëtarë të një...

    Muki para 3 viteve: Elhamduliah, të akuzarit e Monstrës së shpejti do të lirohen

    Ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri para tre viteve u shpreh se drejtësia e rastit Monstra po rikthehet në...