More

    Gurbetqarët mbajnë “gjallë” shqiptarët, sollën 150 milionë euro në tre muaj

    - Marketing -

    Mërgimtarët kanë sjellë pranë të afërmeve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.
    Ky është niveli më i lartë i prurjeve të mërgimtarëve që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, kur u shfa tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit.
    Në vitin 2018, të ardhurat nga mërgimtarët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e mërgimtarëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro.

    Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.

    Por, pas vitit 2013, prurjet e mërgimtarëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit. Të dhëna të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa, për të rënë gradualisht në vititi e mëpasshme, por që gjithsesi kërkesat për azil vijojnë të mbeten të larta, në rreth 19 mijë në 2018-n.
    Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë. Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.

    Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime për orën policore

     Në seancën e 38-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu u miratua edhe ndryshimi në kufizimin e lëvizjes...

    U gjet i vdekur në një banesë në Maqedoni, shqiptari ishte prekur nga koronavirusi

    Një shtetas shqiptar që punonte në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë në datën 1 Prill, në banesën e...

    Edhe djali i Presidentit serb infektohet me Covid19

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është...

    Debat i ashpër në Qeveri për rishikimin e buxhetit

    Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -