More

    Hajrie Farizi nga Bojana zgjidhet Kryetare e Parlamentit Studentor në UNT

    - Marketing -



    Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani, priti kryetaren re të Parlamentit studentor të UNT-së, Hajrije Farizi e cila sapo morri votat e studentëve për ti udhëhequr gjatë mandatit të saj.

    Votimi u zhvillua në frymë demokratike me ç’ rast gjatë gjithë procesit u dëshmua një pjekuri dhe profesionalizëm nga ana e studentëve.

    Hajrije Farizi është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Sociale, programi studimor Studime Evropiane dhe vjen nga Bojana e Komunës së Sarajit.

    Ajo në detyrën e numrit një të studentëve të UNT-së, vjen pasi kryetarit të deritanishëm Agon Podgragja, apsolvent i Fakultetit të Shkencave Informatike, i mbaroi mandati.

    UNT më herët zgjodhi edhe kryetarët e studentëve nga 5 fakultetet që funksionojnë në kuadër të UNT-së: Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Informatikës, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Teknike.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

    Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që...

    STUHI E RREZIKSHME NË SPANJË, KËRCËNOHET EDHE FRANCA

    Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së...

    Sot fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit kthehen në bankat shkollore

    Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit sot i janë rikthyer bankave shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020. Mësimi...

    ALBIZ organizon Panairin e Bizneseve të Sarajit

    Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ edhe këtë vit organizon “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit...
    - Marketing -
    - Marketing -