Home / DËRVENI / Hapet rrugë e re që lidh Roglen dhe Novosellën e Zhelinës

Hapet rrugë e re që lidh Roglen dhe Novosellën e Zhelinës

Këto ditë kanë filluar punimet për hapjen e një ruge të re që do lidh fshatin Rogle dhe Novosellë të komunës së Zhelinës. Nga zyra për informim te komunës se Zhelinës përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftojnë si vijon:

“Një sqarim rreth hapjes e rrugës së re Novosellë-Rogle.

Përmes këtyre fotografive j’ua paraqesim punimet e hapjes së rrugës më të re në komunën e Zhelinës, e cila do të lidhë dy fshatrat Novosellë dhe Rogle.
Edhe pse, projektimi i kësaj rruge ende nuk është gati, ne në konsultim me banorët e Novosellës u dakorduam që pasi së shpejti do fillojë asfaltimi i rrugës kryesore brenda fshatit, do duhet të hapet kjo rrugë e re, e cila do të shërbejë si alternativë e qarkullimit të qytetarëve në rast nevoje.
Rruga e re që lidhet me Roglen, pasi ishte jashtë planit tonë për këtë periudhë të realizimit, ne si komunë përsëri (me qëllim të ndihmesës së qytetarëve tanë) u pajtuam që bashkarisht me banorët e Novosellës t’i mbulojmë shpenzimet e këtyre punimeve.

Falenderojmë të gjithë që ndihmuan dhe kontribuuan!

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim”

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *