More

    Hapet shkolla shqipe edhe në Bachenbüllach të Cyrihut

    - Marketing -

    Të premten e kaluar, më 7 shkurt 2020, nxënësit e Shkollës Shqipe në Bahenbyllah (Bachenbüllach) filluan mësimet në gjuhën shqipe. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm në këtë ditë të parë shkollore jo vetëm te nxënësit, por edhe te prindërit dhe veçanërisht te mësuesja e tyre Teuta Myrtaj.

    Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Nga javë në javë jo vetëm që rritet numri i nxënësve nëpër pikat shkollore ku ekzistojnë, por edhe vazhdimisht hapen shkolla të reja shqipe, të cilat përfshijnë një shtrirje më të gjerë të shkollave shqipe jo vetëm në Kantonin e Cyrihut, por edhe në kantonet e tjera, përcjell Fakte.

    Ky vit shkollor pa dyshim është shembulli më  mirë se si aty ku bëhen bashkë mësuesit dhe prindërit nuk mungon edhe rrita e shkollë shqipe.

    Ky aktivitet kombëtar hedh poshtë të gjitha vlerësimet e atyre, të cilët deri dje fajin ua linin prindërve. Pra dhjetëra e dhjetëra shkolla të hapura gjatë këtij viti shkollor dëshmojnë interesimin e  prindërve shqiptarë, të cilët dëshirojnë t`ua ruajnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre.

    Dhe, ky interesim është menaxhuar në mënyrë te shkëlqyer nga Këshilli i Arsimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër. Këto fakte dëshmojnë punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Një mbështetje e madhe ishte dhe është vazhdimisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    U gjet i vdekur në një banesë në Maqedoni, shqiptari ishte prekur nga koronavirusi

    Një shtetas shqiptar që punonte në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë në datën 1 Prill, në banesën e...

    Edhe djali i Presidentit serb infektohet me Covid19

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është...

    Debat i ashpër në Qeveri për rishikimin e buxhetit

    Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave,...

    Maqedoni: Për orën policore angazhohet e gjithë MPB, 600 praktikantë bëhen polic

    Në seancën e qeverisë u miratua një Dekret i cili, me të cilën për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -