Home / LAJME / Haradinaj: Armatosja e Serbisë është kërcënim për Kosovën

Haradinaj: Armatosja e Serbisë është kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, deklaroi se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Sipas tij, Serbia po vijon të armatoset me pancir, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Madje, Haradinaj tha se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkroi Haradinaj.

About Derveni Info

Check Also

Genta Ismajli bën daljen e parë në publik me të dashurin e ri

Disa ditë më parë Genta Ismajli u pa duke u puthur me të dashurin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *