More

    HARVARDI ZGJEDH KURANIN SI LIBRIN MË TË MIRË PËR DREJTËSI, CITON KËTË AJET

    - Marketing -
    Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet
    Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.

    Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë në të cilën ishte shënuar ajeti 136 i suresë En-Nisa, në të cilin thuhet:

     O JU QË BESUAT, BESONI VAZHDIMISHT ALL-LLAHUT, TË DËRGUARIT TË TIJ, LIBRIT QË GRADUALISHT IA SHPALLI TË DËRGUARIT TË TIJ DHE LIBRIT QË E PAT ZBRITUR MË PARË. KUSH NUK I BESON ALL-LLAHUT, ENGJËJVE TË TIJ, LIBRAVE TË TIJ, TË DËGUARVE TË TIJ DHE BOTËS TJETËR, AI KA HUMBUR TEPËR LARG.

    (KURANI FAMËLARTË 4:136)

    Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje.

    Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Debat i ashpër në Qeveri për rishikimin e buxhetit

    Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave,...

    Maqedoni: Për orën policore angazhohet e gjithë MPB, 600 praktikantë bëhen polic

    Në seancën e qeverisë u miratua një Dekret i cili, me të cilën për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme...

    NTP-Shkup, nga ora 09:00 deri në ora 13:00 nuk do të ketë lëvizje të autobusëve

    Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) Shkup njofton se nga nesër, e enjte (9 prill 2020), dhe çdo ditë pune,...

    Ngjarje e rëndë në Kumanovë / Ndërron jetë lehona 27 vjeçare pas infektimit me koronavirus

    Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçare nga Kumanova,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -