More

    HATIXHEJA E HONEYLANDIT MES BIQIRLISË E HOLIVUDIT

    - Marketing -

    Shkruan: Vebi Bexheti

    Me Biqirlinë e Hatixhesë , fshatit të harruar sa kohë, më lidhin kujtimet e fëmijërisë. Në vitin e largët 1956 kur isha shtat vjeç, bashkë me familjen time shkela për të parën herë në këtë tokë, që krahasuar me vendlindjen, më dukej se gjendet në ndonjë planet tjetër. Shtëpia dhe kulla, dy objektet brenda një oborri të madh me gurë , që ndodheshin në hyrje të fshatit ishin shenjat e para se edhe në këtë vend ka njerëz dhe mund të jetohet. Ashtu të lodhur nga udhëtimi katër orësh në këmbë,nga Velesi u gjendëm para portës së madhe, kur nga babai mësuam se kjo është shtëpia ku do kalojmë një kohë të gjatë, për ta vazhduar jetën në rrethana të reja, bashkë me bagëtinë, që ato ditë duhej të mbërrinin , pas një udhëtimi tetë ditësh.
    Ky fshat i heshtur mes disa kodrinave me kaçube, therra e gurë, me një lumë të vogël që kalonte përmes një lugine, e që derdhej në lumin Bregallnicë, fare nuk u ngjante atyre të malësisë sonë. Heshtjen e zymtë të këtij mjedisi të ri, e theu zhurma e kalajmejve që flitnin gjuhë tjetërfare nga e jona. Babai më tregonte se gjuha që e flasin banorët e këtij katundi është turqishtja dhe vllahishtja, por që së shpejti do ketë edhe familje tjera shqiptare nga Veshalla dhe Bozovca, që ato ditë do arrinin në shtëpitë e tyre të blera nga turqit që ishin shpërngulur në Turqi.

    Kështu e gjeta Biqirlinë, katundin ku lindi Htixheja, vajza e vetme, pas tre djemve të familjes së Ramadan Agës. Biqirlia u bë vatra e ngrohtë e pësëmbëdhjetë familjeve shqiptare , të ardhura nga Veshalla e Bozovca, për t’i kaluar më lehtë dimrat e butë e pa borë të madhe. Rreth njëzet familjet jurike(turke), katër familjet vllehe dhe ato shqiptare, me plotë dhen, lopë e kuaj, jetonin në harmoni të plotë, ndërsa ne fëmijët që kuptoheshim pa e ditur gjuhën e njëri-tjetrit, i vazhduam lojërat tona që na jepnin gëzim e kënaqësi.

    Më kujtohen momentet e dhembshme të ndarjes nga shumë shokë e shoqe, të cilët bashkë me familjet e tyre shpërnguleshin për Turqi. Brenda një viti, të gjitha familjet turke e lanë përgjithmonë Biqirlinë, për t’u vendosur në Turqi. E vetmja familje që mbeti në vendlinje ishte ajo e Ramadan Agës me katër fëmijët. Hatixheja, vajza e vetme e familjes, e mësoi shqipen shumë shpejt, sepse ajo tani më shoqërohej me fëmijët shqiptarë.

    Kah fillimi i viteve të shtatëdhjeta, meqë u ngushtuan hapësirat për kullotje, nga disa koperativa blegtirale shtetërore, që na i uzurpuan tokat e blera, familjet shqiptare nisën ta lëshojnë Biqirlinë, për të mos u kthyer as edhe gjatë stinës së dimrit. Pas pesëmbëdhjetë vitesh bashkëjetese me shqiptarët dhe ato pak familje vllehësh, familja e Htixhesë, mbeti tërësishtë e vetmuar në këtë katund pa rrugë, pa shkollë , pa drita e pa ujë. Dashuria për vendlindjen, që kishte lëshuar rrënjë atë thella, e mbajti të lidhur aq fortë familjen e Hatixhesë, për ta vazhduar jetën në një shtëpi të vetme që nxirrte tym, mes rrënojash. Aty, jo larg shtëpisë së saj, tanimë duken edhe gërmadhat e shtëpisë sime, ku kalova një pjesë të fëmijërisë.

    Sa herë që e vizitonim këtë fshat, muret e rrënuara dhe oxhakun e shtëpisë që ende qëndron vertikalisht, kthenim te Ramadan Aga, te ky njeri, që aq shumë e deshi vendlindjen, edhe kur ajo u shndërrua në gërmadha.

    Me vdekjen e babait të Htixhes, dhe shpërnguljes së dy vëllezërve, të cilet jetojnë në një katund tjetër ku ka më tepër jetë dhe shkollë për fëmijët, Hatixheja mbeti me nënën e sëmurë dhe vllain e vogël, që ashtu si ajo, mbeti i pamartuar. Pas ndarjes nga jeta e nënës, që vuajti gjatë nga një sëmurje e rëndë, heroina e Biqirlisë mbeti vetëm me vëllanë. Ajo, edhe ashtu, e vetmuar, e vuajtur, dhe pa krijuar familjen e vet, që ta gëzonte me ndonjë fëmijë, e do jetën, punën me bletë, që i kultivon në mënyrën më primitive tradicionale. Gjithmonë e buzëqeshur, sa herë që e takonim na tregonte për jetën e saj të vështirë por të ëmbël, si mjalta e kësaj toke.

    Hatixheja e Biqirlisë, që nuk e njifte askush, tanimë u bë përsonazhja më e njohur e këtij shteti. Filmi dokumentar ,,Toka e mjaltit”, e ngriti ate nga gërmadhat e këtij katundi, për të shkelur në qylimin ekuq të Holiviudit, që e kanë ëndërruar edhe artistet më të mëdha me famë botëriore. Kjo është Htixheja e Biqirlisë, vajza që me punën e vet, i dhuroi ëmbëlsirën katundit të lindjes, dhe kësaj toke.

    Me padurim sonte e presim çmimin e madh,,Oskar”, që do ishte fitorja më e madhe, jo vetëm për Hatixhenë, për Biqirlinë dhe për gjithë ne që e njohëm ate, por edhe për Maqedoninë dhe gjithë rajonin. Urime heroina jonë, që u linde dhe u rrite në katundin mes gërmadhash e që e deshe aq shumë.

    10.02.2020

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: Nëse qeveria nuk na i jep ndihmat, do ta bëjmë këtu Bangladesh me Koronavirus (Video)

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka kerkuar nga qeveria që tia ndajë BFI-së pjesën e saj të...

    Hoxha: Gjatë fundjavës do të punojnë markete që do t’u shërbejnë qytetarëve me porosi online

    Në rast nevoje për furnizim me barna por edhe me produkte ushqimore gjatë fundjavës kur edhe do jemi në...

    Edhe një shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi në SHBA

    Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirusi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Bëhet fjalë për Jani...

    Rama e nis ditën me fjalët e shenjta nga Kurani

    Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa fjalë të shenjta nga Kurani. Ashtu si çdo mëngjes,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -