More

    Haxhinjtë gurëzojnë “shejtanin” si ritual i fundit i Haxhit

    - Marketing -

    Më shumë se dy milionë muslimanë të dielën kanë gjuajtur gurët në një përfaqësim simbolik të shejtanit si pjesë e Haxhit të sivjetmë në Vendet e Shenjta islame, raporton Anadolu Agency (AA).

    Hedhja e shtatë gurëve në një mur që përfaqëson djallin, është rituali i fundit i Haxhit i cili duhet t’ua rikujtojë muslimanëve përpjekjet e vazhdueshme të shejtanit për t’i devijuar nga rruga.

    Sipas traditës islame, profeti Ibrahim ishte i pari që e bëri ritualin pasi shejtani u përpoq ta nxiste atë që të mos i bindej Allahut.

    Mbi dy milionë haxhinj, rreth 80.000 mijë prej të cilëve vijnë nga Turqia, morën pjesë në Haxhin e sivjetmë. Gjithashtu, në mesin e haxhinjëve janë edhe 850 persona nga Maqedonia e Veriut, 370 nga Shqipëria dhe 1.080 nga Kosova.

    Të shtunën, haxhinjtë u ngjitën në malin Arafat qytetit të shenjtë të Mekës.

    Pikërisht në malin Arafat, Profeti Muhamed e mbajti hutben e Tij të lamtumirës.

    Haxhinjtë kaluan tërë ditën në Arafat përderisa vazhdimisht luteshin dhe kërkonin falje dhe mëshirë nga Zoti.

    Pas perëndimit të diellit, ata zbritën nga mali dhe u kthyen në Muzdelife, që gjendet në mes të rrugës nga Arafati për në Mina.

    Më pas, në Mina, ata ishin pjesë e ritualit simbolik “gjuajtja e shejtanit me gurë”.

    Rituali është një rikrijim i gjuajtjes me gurë drejt djallit nga ana e Profetit Ibrahim në tre lokacionet ku thuhet se djalli është munduar që t’ia ndryshojë mendjen Ibrahimit që të mos i bindet urdhërit të Zotit që të sakrifikojë djalin e tij, Ismailin.

    Pas ritualit të gjuajtjes me gurë, haxhinjtë prenë kurbanë për të shënuar fillimin e festës katërditëshe të Kurban Bajramit.

    Haxhi është “shtylla e pestë” e fesë islame, një ritual i cili duhet të bëhet të paktën një herë në jetë nga të gjithë muslimanët nëse kanë mundësi financiare.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Visar Ganiu: Muri është për sigurinë e fëmijëve tanë

    👉 Besmir, Era , Omar, Toni dhe Nina janë vetëm disa prej emrave të cilët i gjeni të shkruara...

    Qeveria: Nesër sillet vendim i rëndësishëm për kafenetë

    Protokollet e punës në objektet gastronomike nesër janë në agjendën e seancës qeveritare. Qeveria duhet të vendosë kur do...

    Ja e vërteta e 1 milion eurove të BFI (Dokument)

    Lidhur me ekstraktin e bankës nr. 76 të datës 26.06.2019, i cili qarkullon nëpër mediumet elektronike i shoqëruar me...

    LSDM kërkon fajtorë tek muslimanët për dështimin e menaxhimit me KOVID 19

    LSDM kërkon fajtorë tek muslimanët për dështimin e menaxhimit me KOVID 19 Sot Ministri i shëndetësisë  Vanko Filipçe ka akuzuar...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -