Home / DËRVENI / Higjiena Komunale Shkup angazhon puntorë për pastrimin e Kanjonit të Matkës

Higjiena Komunale Shkup angazhon puntorë për pastrimin e Kanjonit të Matkës

Për herë të parë pas një kohe të gjatë dhe pas shum kërkesave të vizitorëve, këto ditë në kuadër të bashkëpunimit me sektorin civil “Higjiena Komunale” Shkup ka staruar me angazhimin e disa puntorëve të cilët përditë do të pastrojnë Kanjonin e Matkës dhe grumbullimin e mbeturinave të hedhura jashtë shportave për mbeturina. Ky angazhim i Higjienës Komunale vjen pas nënshkrimit të marrveshjes për bashkëpunim me sektorin civil konkretisht me “4Select” e cila organizatë punon aktivisht në Kanjonin e Matkës.

Në një postim në rrjetet sociale“4Select” falenderojnë Drejtorin Abdulsamet Shabani i cili me angazhimin e tij po sjell rezultate pozitive për pastërtinë edhe mirmbajtjen e Kanjonit të Matkës.

Përndryshe sivjet për herë të parë janë vendosur edhe kazanë të mëdhej për selektimin e mbeturinave të cilat rregullisht pastrohen nga “Higjiena Komunale” e Qytetit të Shkupit.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *