Home / LAJME / Hoxha: Mbledhja e përbashkët e qeverive të RMV-së dhe Kosovës do të mbahet në Shkup

Hoxha: Mbledhja e përbashkët e qeverive të RMV-së dhe Kosovës do të mbahet në Shkup

Në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen janë duke rrjedhur bisedime për definimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve, në disa sfera”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha

 

Zëdhënësi qeveritar i Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, sot bëri të ditur se Qeveria është në përgatitje për mbledhje të përbashkët mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen janë duke rrjedhur bisedime për definimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve, në disa sfera edhe atë: Transport dhe infrastrukturë, tregi dhe zhvillim ekonomik. Bashkëpunimi me diasporën, punët e brendshme, drejtësinë, bujqësinë, pylltarinë dhe ekonominë e ujërave, shëndetësinë, kulturën, arsimin”, tha Hoxha.

Ai informoi se mbledhja ndërqeveritare do të mbahet në Shkup ndërsa datën duhet ta përcaktojnë kryeministrat e të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj.

Në konferencën e rregullt për media, duke iu përgjigjur një pyetjes gazetareske lidhur me atë se çka do të ndërmarrë Qeveria mbi paralajmërimin e ministres bullgare të Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva se do të ndërpresin punën e Komisionit të përbashkët nëse nuk konfirmohet se Goce Dellçev ka qenë bullgar, zëdhënësi Hoxha tha se shpresojnë se Komisioni i përbashkët mes dy qeverive do të gjejë zgjidhje.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë në pajtim me marrëveshjen për bashkëpunim, miqësi dhe fqinjësi të mirë formuan Komision të përbashkët i cili duhet të gjejë zgjidhje në drejtim të miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy shteteve. Komisioni i përbashkët i formuar mes dy vendeve, prej dy qeverive duhet dhe shpresoj se do të gjejë zgjidhje”, theksoi Hoxha.

Po ashtu, në pyetjen gazetareske, lidhur me deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, se nuk ka gatishmëri ditëve në vijim për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, zëdhënësi Hoxha tha se “Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpreson se do të kemi edhe datë për fillimin e negociatave. Kjo duhet të jetë deri në fund të muajit. Qeveria me përkushtim ka punuar në zbatimin e të gjitha reformave që na hapin rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme miratoi edhe informacionin për veprim sipas rekomandimeve të UNESCO-s dhe vendosi që të vazhdojë me përmbushjen e rekomandimeve dhe vendimeve relevante të UNESCO-s, në drejtim të ruajtjes së statusit të trashëgimisë botërore të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

 

About Derveni Info

Check Also

Gryka e Dervenit pushtojnë malin e Lubotenit

Bjeshkatarët e Shoqatës Malore “Gryka e Dërvenit” sot u bashkangjitën organizimit të Federatës Alpiniste të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *