More

    Intensifikohet bashkëpunimi për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë

    Zëvendës ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi dhe drejtori i NP për infrastrukturën hekurudhore Hekurudhat e Republikës Maqedonisë së Veriut, Festim Halili, sot realizuan takim pune me zëvendës ministrin për transport të Republikës së Shqipërisë, Artan Shkrelli dhe drejtori i Hekurudhave së Shqipërisë, Ani Durmishi.
    Në takimin u bisedua për lidhjën hekurudhore ndërmjet Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë përmes ndërtimit të pjesës perëndimore të Koridorit 8.
    Zëvendës ministri për transport Bekim Rexhepi, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i ndërmerr të gjitha përgatitjet për filimin e ndërtimit të hekurudhës prej Kerçovës deri tek kufiri i Republikës së Shqipërisë, potencoi se Qeveria veçmë morri vendim për filimin e procedurës për gjetjën e mjeteve financiare për realizimin e saj.
    “Në një nga seancat e Qeverisë, është mar vendim që Ministria e finansave të filloje procedurën për gjejtjen e mjeteve për finansimim e ndërtimit të kësaj hekurudhe drejt Shqipërise. Për ne si shtetë eshtë me rëndesi qe ta kemi të kompletuar Koridorin 8, proektin për ndërtimin e kësaj pjesë të hekurudhës veq më e kemi dhe tash do të fokusohemi vetëm ne ndërtimin. Lidhja hekurudhore drejt Shqipërisë është shumë me rëndësi për shkak të rritjes së bashkëpunimit tregtar si dhe dalje të kompanive tona në porte alternative. Ende punohet ne ndërtimin e hekurudhës drejt Republikës së Bugarisë, ashtuqë mbetet të fokusohemi në sigurimin e mjeteve” , theksoi zëvendës ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi.
    Drejtori NP për infrastrukturën hekurudhore ne Republikën e Maqedonisë së Veriut Festim Halili tregoi gadëshmeri për filimin e ndërtimit.
    “Unë besoj se tani është koha që të kemi një marrëveshje së bashku sepse institucionet financiare ndërkombëtare që do të financonin këtë projekt duan që ne të kemi një qasje të përbashkët për ndërtimin e hekurudhës. Kompania publike tashmë ka një projekt për të ndërtuar një hekurudhë nga Kërçova deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë. Në periudhën ardheshme në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të punojmë për sigurimin e fondeve. Sot patëm një mundësi të shkëlqyeshme për të informuar Hekurudhat   e Shqipërise për qëllimet tona dhe mendojm se në atë drejtim të dy kompanitë hekurudhore do të bashkepunojn. Ndërtimi i Korridorit 8 është thelbësor për të gjithë vendin, për kompanitë dhe për qytetarët “, tha Festim Halili, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë Veriore.
    /Derveni.info
    Pala shqiptare shprehu gatishmërinë për një lidhje hekurudhore midis dy vendeve.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Qeveria: Të vdekurit nga korona mund të mos varrosen me arkivol metali

    Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është sjellë përfundimin se nuk është rregulluar ligjërisht që...

    Ademi: Maqedonia e Veriut ka bërë hapa historik drejt përmirësimit në relacionet e mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë

    Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi ka marrë pjesë në takimin e Komisionit Interparlamentar për Ballkanin Perëndimor:...

    Në 24 orët e fundit, 946 raste të reja, 33 të vdekur dhe 789 të shëruar

    MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime kurse janë regjistruar 946 raste të reja...

    Filipçe: Përgatitemi për vaksinimin kundër Kovid-19

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk” njoftoi se është në fazë të...