More

    Interi zyrtarizon Arturo Vidal: Mirë se vjen ‘Luftëtar’

    Arturo Vidal është zyrtarisht lojtar i Interit. Njoftimi  u dha nga klubi zikaltër nëpërmjet kanaleve zyrtare.

    Mesfushori largohet Barcelona pa paguar asnjë dëmshpërblim. Shpenzimi maksimal prej një milion euro lidhet me arritjen e objektivave ??nga lojtari dhe skuadra e Interit.

    Ai tashmë është takuar me trajnerin Antonio Conte dhe shokët e tij të rinj të skuadrës.

    Të hënën, pas ekzaminimeve mjekësore lojtari u zhvendos në Appiano Gentile.

    Njoftimi i Interit

    “Nga sot, Vidal do të jetë në vijën e parë, me fanellën ziklatër dhe me të njëjtët objektiva, si gjithmonë: të luftojë, japë maksimumin dhe fitojë. Ai bëhet kiliani i gjashtë në historinë e Interit. I pari ishte Ivan Zamorano, një tjetër luftëtar i lindur. Pas tij David Pizarro, Luis Jimenez, Gary Medel dhe Alexis Sanchez. Vidal nuk tërhiqet: ai ka mbërritur, është në Milano, është i Interit. Mirë se vjen, Arturo!”.

    Image

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Materije helmuese nga fabrika “Jugohrom” rrjedhin në lumin Vardar

    Ujëra ndotëse në ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë nga mbeturinat industriale, për të cilat konsiderohet se përmbajnë krom...

    4 viktima dhe 408 raste të reja me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit nga 2140 testime të realizuara për të dyshuar të...

    Qeveria vendosi, kafenetë do të punojnë deri në ora 23:00

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse...

    Mickovski: Shqiptarët nuk do t’i quajmë më “20 për qind” në Kushtetutë!

    Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski, thotë se do t’i pengonte që të dikush atë ta sheh vetëm si...