More

    Italia e mbyllur për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën deri më 7 shtator

    Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga coronavirusi.

    Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga për në Itali i atyre vendeve të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme.

    Konkretish nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Schengen ku përfshihet dhe Shqipëria.

    Janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

    Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:

    Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia e Hercegovina, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panama, Peruja, Republika Domenikane.

    Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.

    Në këtë dekret të ri është përcaktuar që këto rregulla të zgjasin deri më 7 shtator 2020.

    Në këto masa përfshihen dhe zhvillimi i evenimenteve sportive me tifozë ku ende nuk do të lejohen deri në një vendim të dytë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: UÇK është simbol që s’guxon të baltoset

    Shkruan: Ish Reisi Sulejman Rexhepi Gjatë ditës së sotme opinionin tonë e tronditi lajmi për bastisjen e zyrave të OVL...

    Mbështetje prej 200 milionë eurosh për bujqit, subvencione, përshtatje me agropolitikën e BE-së, premtoi Hoxha

    Në katër vitet e ardhshme bujqësinë dhe zhvillimin rural do t’i mbështesim me mbështetje financiare vjetore prej 200 milionë...

    Saraj: Qyteti i Shkupit me aksion ekologjik

    Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për dorëzimin e...

    Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të hyjnë e të dalin nga Gjermania deri më 30 Shtator

    Për shkak të pandemisë së koronës qeveria gjermane e ka shtyrë deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e...