More

    Ja ku kishte më shumë borë dhe ku ishte më ftohtë mëngjesin e sotëm në Maqedoni

    - Marketing -

    Ja ku kishte më shumë borë dhe ku ishte më ftohtë mëngjesin e sotëm në Maqedoni

    Deri në orën tetë të mëngjesit shtresa e borës më e lartë është në Mavrovë, 72 centimetra, ndërsa më e ulët në Pretor, një. Më ftohtë është në Gjurishte, -10 gradë, ndërsa zero maksimale janë shënuar në Ohër, Gjevgjeli, Dojran.

    Bora arriti 50 centimetra në Pozharan dhe Lazaropole, 45 në Gjurishte, 31 në Krushevë, 30 në Tetovë, 28 në Manastir, 25 në Berovë, 20 në Shkup-Petrovec, 18 në Demir Kapi, Shkup-Zjaçev Rid, 11 në Topollçan, 10 në Strumicë dhe Kriva Pallankë, gjashtë në Shtip dhe tre në Prilep.

    Sipas DPHM, -8 janë gradë Celsius janë matur në Mavrovë, -7 në Kriva Pallankë dhe Pozharan, -6 në Lazaropole dhe Kumanovë, -5 në Tetovë dhe Berovë, -4 në Shkup, Dibër dhe Topollçan, -3 në Prilep dhe Vinicë, -2 në Demir Kapi, Manastir dhe Strumicë dhe -1 në Pretor.

    Në 24 orët e fundit ka rënë një litër në një metër katror shi në Pozharan, D. Kapi, Manastir, Pretor, Mavrovë.

    Moti gjatë natës ishte me vranësira me reshje të përkohshme dhe lokale të borës, kryesisht me intensitet të dobët, veçanërisht të pjesët perëndimore dhe jugore. Në mëngjes pothuajse kudo reshjet kanë ndaluar, ndërsa shtresa e borës prej këtyre reshjeve është rritur në mënyrë të pakonsiderueshme. Fryu erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në mëngjes përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior.

    Gjatë ditës do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit me kushte për borë të përkohshme, veçanërisht në pjesët juglindore. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë veriore mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore si dhe në male erë e përforcuar veriore.

    Temperatura e ditës do të jetë në interval prej -2 deri në 3 gradë Celsius.

    Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë veriore mesatare përkohësisht e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë Celsius.

    Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa të premten dhe të shtunën kryesisht me diell dhe i qetë. Temperaturat e mëngjesit do të bien dhe në më shumë vende do të ulen nën -10 gradë Celsius, ndërsa të ditës gjatë ditës në rritje të vogël.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Filloi asfalltimi i rrugës për Krushopek të epër

    Sot ka filluar asfalltimi i rrugës që lidh fshatrat Krushopek dhe Krushopek i epër. Ky projekt i shumëpritur nga...

    Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani

    Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë...

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -