More

    Ja kush përfiton nga Pakoja 3 e Qeverisë së Maqedonisë

    - Marketing -

    Qeveria miratoi sot grupin e tretë të masave ekonomike që synojnë rikuperimin e ekonomisë së vendit në periudhën e kthimit në normalitet pas krizës me koronavirusin. Siç njoftoi sot kryeministri Oliver Spasovski në konferencën për media në Qeveri, paketa e tretë e masave arrin 355 milionë euro, ose 5.5 për qind të bruto prodhimit vendor, ndërsa me këtë do të përfshihen 730,000 shfrytëzues.

    Spasovski tha se me këtë grup masash ecet një hap para, ky është rivitalizim, rikuperim i ekonomisë, stimulimi i konsumit dhe industrisë dhe është ndihmë e drejtpërdrejt e shtetit për qytetarët dhe bizneset.

    Ai potencoi se grupi i tretë i masave ekonomike është harmonizuar gjerësisht me ekspertë, odat tregtare, sindikatat dhe se krijimi i masave është bërë në mënyrë sa më transparente që është e mundur dhe në një proces plotësisht inkluziv.

    Spasovski theksoi se përderisa grupi i parë dhe i dytë ishin në kohë dhe serioze për të shpëtuar vendet e punës, këto masa do të jenë mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për të stimuluar konsumin, shpërblim për mjekët dhe personelin mjekësor të mjekëve dhe repartet e sëmundjeve infektive, sipas parimit që askush të mos anashkalohet.

    “Grupi i tretë i masave janë masa afatshkurtra dhe afatmesme për ekonominë e Maqedonisë, mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e ofertës të brendshme ekonomike. Të tre paketat në fokus i kanë qytetarët e vendit tonë, vendet e punës të tyre, sigurimin social për të kapërcyer më lehtë pasojat ekonomike të koronavirusit”, tha Spasovski, duke shtuar se ai u dedikohet të gjitha kategorive të rrezikuara sociale, të papunëve, sektori të shëndetësisë, si dhe qytetarë të kategorive të tjera.

    Kryeministri potencoi se buxheti për vitin 2020 ishte krijuar për zhvillimin e burimeve njerëzore, por për fat të keq, siç tha ai, Kovid-19 goditi pikërisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, prandaj përgjigja jonë ndaj kërcënimit nxiti krijimin e pakos së tretë të masave në drejtim të sigurisë ekonomike dhe sociale dhe inkurajimin e shpenzimeve publike.

    “Në shtyllën e parë të paketës së tretë, po vendosim kartelat pagesore për qytetarët për konsum më të madh për zhvillimin e veprimtarive ekonomike vendase. Rreth 100,000 qytetarë do të marrin kartelat e pagesës prej 9,000 denarë dhe këto do të jenë në dispozicion për të gjithë personat e papunë, shfrytëzues të asistencës minimale të garantuar. Kjo forcon konsumin e brendshëm dhe rrit fuqinë blerëse dhe pagesat pa para të gatshme”, tha Spasovski.

    Kryeministri shtoi e kjo kartelë pagesore u dedikohet vetëm kompanive vendore, prodhuesve dhe shërbimeve për periudhë prej 30 ditësh, në vlerë prej 16 milionë euro.

    Tutje, Spasovski njoftoi se 100,000 qytetarë do të marrin vauçer për turizëm vendas prej 6,000 denarë dhe kartelë pagesore vendase prej 3,000 denarë, në mënyrë që të forcojmë turizmin vendas. Këtë masë do të kenë mundësinë ta përdorin të gjithë qytetarët e punësuar që marrin paga neto më të vogël se 15,000 denarë dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Vauçerin, shpjegoi ai, mund të përdoret në hotele shtëpiake dhe ambiente të tjera akomodimi, kurse me kartelat e pagesës inkurajohet blerja e produkteve dhe shërbimeve vendase.

    Spasovski gjithashtu paralajmëroi ndihmë për 100,000 të rinj në vlerë prej 12 milionë euro, të cilat do të mund t’i përdorin përmes disa llojeve të ndihmës. Mbështetje në para deri në 6,000 denarë, kartelë pagese prej 3,000 denarë dhe kartela dhe vauçer për trajnime në sektorin e TI dhe pagesën për universitet dhe akomodim në konvikte dhe nxënësish dhe studentëve.

    Mbështetje financiare prej 6.000 denarë dedikohet për pagesën e particimit në Universitet, apo në konviktet e nxënësve dhe studentëve.

    Kjo masë për të rinjtë, siç tha Spasovski, përfshin edhe vauçer prej 30,000 denar për trajnime për bashkëfinancim, trajnime dhe kurse për informatikë dhe aftësi digjitale për të rinjtë, të cilat do të mbështeten financiarisht për të fituar njohuri dhe aftësi në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët do të sigurojnë punësim të shpejtë.

    “Po vendosim fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët, përmes çmimeve më të lira për qytetarët. Ne inkurajojmë konsumin dhe rritjen e të ardhurave në sektorë të caktuar të shitjeve siç janë dyqanet e veshjeve, teknika e bardhë, mobilje, sanitari, pajisjet shkollore dhe librat. Presim të ardhura shtesë prej 20 milionë euro që do të derdhen në ekonominë e Maqedonisë”, tha Spasovski në konferencën për media./MIA

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    A do të hapen kufijtë? Ja çfarë thotë zv/ministri i Qeverisë 

    Lidhur me insistimin e kreut të LSDM-së për organizimin e zgjedhjeve me 5 korrik, Arsllani thotë se çështja e...

    A do mbyllet komuna e Sarajit në karantinë?!

    Gazi Baba, Çairi, Saraji, Studeniçani dhe Shtipi në karantinë? Vendimi do të sillet në fund të javës. Komisioni për sëmundje...

    Menduh Thaçi: Qeveria është jofunksionale, duhet të ketë zgjedhje

    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vlerëson se duhet të ketë zgjedhje më 5 korrik. Sipas kryetarit të kësaj partie, Qeveria...

    Filipçe: Situatën e kemi nën kontroll

    Kllasteret e të infektuarve i kemi të njohura dhe situatën e kemi në kontroll. Kështu u shpreh Ministri i...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -