More

    Ja Princi i Dubait që ka “para me thasë”

    - Marketing -

    Familja mbretërore e Dubait është e njohur për pasurinë e saj dhe në një video të publikuar flitet për një nga anëtarët e familjes.

    Emri i plotë të Princit të Dubait është Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum por ai është i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram.

    Bëhet fjalë për djalin e dytë të Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait.

    Në listën e Forbes, ai është nga të rinjtë më të pasur në botë, pasi pasuria e babait të tij llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë.

    Dhe sipas një përshkrimi të një videoje, ai këto i ka “para me thasë” të cilat nuk i kursen.

    Kështu, siç thuhet më tej, ai ka një jaht privat në vlerë prej 400 milionë dollarësh që është i njohur si “Jahti i Dubait”.

    Ky jaht thuhet të ketë të gjitha gjërat e nevojshme, që madje as edhe disa hotele me pesë yje nuk i kanë dhe ka një kapacitet ku mund të qëndrojnë 48 njerëz. Por ky nuk është jahti i vetëm i tij.

    Përveç jahteve, ai ka edhe shumë vetura superluksoze. Ai ka vetura në vlerë prej 1 milion dollarë, përfshirë edhe një LaFerrari.

    Veç kësaj, koleksioni i veturave të tij përfshin edhe një Mercedes G63 AMG, Mercedes AMG SLS, Lamborghini Veneno, Mc Laren P1, Buggati Veyron – dhe jo vetëm

    Ai gjithashtu ka një deve për të cilën thuhet se ka paguar 27 milionë dollarë.

    Megjithatë, edhe pse bën një jetë luksoze ku njihet edhe si një fans i sporteve aventureske, ai është i njohur edhe si bamirës./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Zekiri: MPB-ja duheshte t’i dënonte qytetarët e Çairit, Sarajit, Butelit

    Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri akuzoi Ministrin e Brendshëm Nake Culev për mosrespektim e masave të mbrojtjes nga pandemia....

    Bekteshi: Do t’i kërkojmë Komisionit për Sëmundje Infektive të rishqyrtojë protokollin në pjesën e uljes së mysafirëve

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha sot gjatë paraqitjes së tij në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, tha...

    Prodhimet e Uka Komerc, tanimë prezente edhe në Gjermani

    Lajmërim Të nderuar konsumatorë nga diaspora! Ju informojmë se UKA Komerc fillon distribuimin e produkteve edhe në Gjermani. Distributor për Gjermani: HUEDAVERDI Gmbh Mannheim,DE info@huedaverdi.de www.huedaverdi.de ----------------------------------------------------------------------------------- H...

    BDl: Mbi 5 milion euro mbështetje financiare për bujqit

    Përfaqësuesi i BDl-së dhe sekretar shtetëror në ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Nefruz çeliku në konferencën e sotme për...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -