More

    Ja si do të udhëtojmë me avion pas pandemisë?

    Nga Roma kanë filluar fluturimet drejt SHBA-së dhe Azisë, duke mos respektuar asnjë distancim social mes pasagjerëve. Janë të pakta fluturimet në këtë kohë, por parashikohet që me rifillimin e tyre biletat nga Italia në Londër apo në kryeqytete të tjera evropiane mund të kushtojnë deri në 50 euro.

    Para COVID-19 udhëtohej edhe me 5 apo 10 euro një drejtim. Disa shtete e kanë vendosur tashmë me ligj që në aeroplan do të mund të ketë vetëm pasagjerë vetëm ata që janë negativ me COVID-19, gjë që mund të kthehet në ligj kudo, bashkë me maskat e dorezat e detyruara. I vetmi diskutim i hapur është lënia bosh e sediljeve të mesit, e kundërshtuar fort nga kompanitë me çmime të lira deri para periudhës se coronavirusit.

    Për biletat e prera tashmë ato po refuzojnë rimbursimin e pasagjerëve të prekur nga anulimet duke ju ofruar mundësinë e ndryshimit pa kosto shtesë të datave në 12 muajt në vijim. 12 vende në të gjithë Evropën kërkuan që rregullat e BE-së të lejojnë që linjat ajrore t’u sigurojnë udhëtarëve me kuponë në vend të rimbursimit për fluturimet e tyre të anuluara, në përpjekje për të shpëtuar kompanitë e aviacionit nga pasoja e krizës coronavirus.

    Me rihapjen e aeroporteve dhe fluturimeve, distancimi social nëse zbatohet në aeroplanë, do të prodhojë një rritje të qëndrueshme të çmimeve, dhe për këtë arsye një rënie të konsiderueshme të numrit te pasagjerëve, tashmë të frikësuar nga coronavirusi.

    Presidenti i “Ryanair”, Michael O’Leary, njoftoi se do të pezullonte ngritjet e aeroplanëve nëse do të zbatoheshin kufizimet në uljen e pasagjerëve në bord duke lënë karrige bosh.

    Linjat ajrore të tjera gjithashtu mund të bëjnë të njëjtën gjë, nëse nuk do të ketë subvencione nga shtetet për të ndihmuar kompanitë e transportit ajror. Deri tani janë shkurtuar me mijëra vende të punës si në kompanitë ajrore ashtu edhe në industri të ndërlidhura, të tilla si furnizim ushqimi për transportuesit dhe aeroportet.

    Në aeroportet, skanuesit termik do të jenë të detyrueshëm dhe duhet të respektohet qëndrimi të paktën një metër larg nga udhëtarët e tjerë, në kontrollin e pasaportës, në kontrollin e bagazheve dhe në portat e daljes.

    Deri tani shteti më entuziast për të lejuar që nga muaji Qershor kompanitë ajrore ndërkombëtare është Greqia që pretendon se ka arritur fitoren mbi COVID-19. Ndërsa qeveria spanjolle ka plane për të mbajtur mbyllur kufijtë e saj të jashtëm për kompanitë ajrore deri në tetor.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Shvercerat”: Pse e larguat Mukin? Shkupi është i Shkupit

    Largimi i Muharem Bajramit nga FC Shkupi ka sjell pakënaqësi të mëdha në opinionin sportiv në vend. Përveç reagimeve...

    Daçiq: Hashim Thaçi do të arrestohet 99 përqind

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të gatshme për...

    Filipçe: Janari pritet të jetë periudha më e rrezikshme

    Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe theksoi se muaji janar i vitit të ardhshëm do të...

    Aksident rrugor në RMV, 17 të lënduar

    Në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Shtip – Radovish janë lënduar 17 persona. Aksidenti që ka ndodhur...