More

    “Jam nip Kosove”, Basha iu përgjigjet akuzave për Shtëpinë e Verdhë

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur në lidhje me faktin se ai mund të ketë hetuar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetime për Shtëpinë e Verdhë, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi.

    Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

    “Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Kosovës. Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.

    Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, pajisjet dimërore, të detyrueshme

    Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër disa rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve...

    Ndihmës sekretari shtetrorë i SHBA-ve, pjesmarrës në Forumin Energjetik të Maqedonisë

    Ndihmës sekretari shtetrorë i SHBA-ve, z. Fransis Fenon paralajmëron pjesmarrje në Forumin Energjetik të Maqedonisë Thirrja për regjistrim dhe pjesëmarrje...

    1 237 raste të reja me COVID dhe 39 viktima në 24 orët e fundit

    Në 24 orët e fundit janë kryer 3 200 teste te dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 1237 kanë...

    Lajmi i Fundit: Qeveria shpalli gjendjen e krizës

    Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. Vendimi pritet të...