More

    Jankullovska me pranga në duar dërgohet në gjykatë për seancë gjyqësore

    Ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska, e cila pardje u dërgua për vuajtje të dënimit në burgun e Idrizovës për rastin “Tanku”, sot përsëri nga atje është dërguar në Gjykatë për një rast tjetër, e ajo është “Target – Fortesa”.

    Ajo sot është dërguar në Gjykatë por me pranga në duar. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen 20 dëshmitarë, mes ët cilëve Meri Jordanova Çançareviq, Igor Ivanovski, Goce Trpkovski, Zore Temellkovski, Vlladimir Pivovarov dhe të tjerë.

    Të akuzuar në këtë lëndë janë Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska dhe disa persona të tejrë nga DSK dhe kjo lëndë ka të bëjë me përgjimet ilegale që kishin ndodhur përgjatë viteve 2008 dhe 2015.

    Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, derisa lënda përfaqësohet nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristoska dhe Artan Ajro.

    Gjykimi pati filluar më 22 dhjetor 2017 dhe ndodhet në fazën finale.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    KoronaVirusi: Ja sa raste aktive ka në Komunën e Sarajit

    Numri i rasteve me virusin Covid19 në vendin tonë sa vjen e shtohet. Ditëve të fundit numri i rasteve...

    Shkup: Burrë e grua mes sëmundjes e skamjes

    Nuk kanë asgjë përveç njëri-tjetrit. Rexhepi dhe Qefserja jetojnë të vetëm. Gëzimin për të pasur një fëmijë nuk e përjetuan...

    Sfida Nurmagomedov-Gaetje, në orën 23.00

    Në eventin e arteve marciale që sot do të zhvillohet në Abu Dhabi, përballja kryesore do të jetë në...

    Humb jetën ish-deputeti i Maqedonisë, Amdi Bajram

    Sot në moshën 64-vjeçare humbi jetën ish-deputeti Amdi Bajram. Nga partia e tij për Kanal 5 thonë se ai...