Home / BOTA / Jep dorëheqjen asistentja personale e Trump

Jep dorëheqjen asistentja personale e Trump

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump dha dorëheqjen pasi kishte shpërndarë me gazetarët informacione në lidhje me familjen e presidentit amerikan, njoftoi sot media aemrikane.

Sipas së përditshmes amerikane ”New York Times” që citon burime të paidentifikuara, Trump mësoi se asistentja kishte përmendur familjen e tij dhe disa çështje që lidhen me Shtëpinë e Bardhë gjatë një bisede ”off record” me gazetarët në Nju Xhersi ku ai ishte me pushime së fundi.

Media të tjera si CNN dhe ”Politico” kanë njoftuar menjëherë nisjen e tij.

Sipas CNN, Westerhout nuk është shprehur shumë qartë gjatë bisedës me gazetarët dhe një prej reporterëve ka shpërndarë bisedën në Shtëpinë e Bardhë.

Westerhout, zyra e së cilës ndodhet përballë Zyrës Ovale, është përshkruar nga media amerikane si ”gardiane e portës” së Trump, asistente personale e të cilit që prej fillimit të presidencës.

”Trump dhe Westerhout kishin një marrëdhënie të ngushtë”, sipas CNN duke cituar një ish-zyrtar të administratës Trump që ka nënvizuar shpeshherë se të flasësh për familjen e presidentit përbën ”një linjë të kuqe” që nuk duhet të kalohet.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *