More

    Kaos me regjistrimet në shkollën e mesme të mjekësisë “ PANÇE KARAGJOZOV” në Shkup

    - Marketing -

    Kaos me regjistrimet!!!!!

    KAOS ME REGJISTRIMET Në SHKOLLëN E MESME Të MJEKëSISë “D-R PANCE KARAGJOZOV” Në SHKUP, OBLIGOHEN 170 NXëNëS SHQIPTAR Që PëR 2 DITë Të MëSOJNë LëNDëN E BIOLOGJISë DHE KIMISë, Të TESTOHEN Në MOMENT Të FUNDIT PëR TU REGJISTRUAR Në KLASAT E DREJTIMEVE MOTëR MEDICINALE-TEKNIK(INFERMIER)

    Një kaos i vërtetë po mbizotron në shkollën e mesme të mjekësisë “D-r Pance Karagjozov” në Shkup gjatë konkursit për regjistrimin e nxënësve në afatin e qershorit.

    Në këtë shkollë elitare, konformë konkursit janë paraparë të pranohen 107 nxënës në 3 klasa me mësim në gjuhën shqipe në drejtimin e motra medicinale-teknikë(infermieri), pa provim pranues, por vetëm në bazë të suksesit.

    Mirëpo, ditën e premte me 19 qershor , 2020 kur u publikua lista përfundimtare e konkursit, rezultoi se 170 nxënës shqiptar i plotësojnë kushtet në bazë të suksesit të shkëlqyeshem dhe diplomave që i posedojnë,

    Ky numër i madh i nxënësve shqiptar që i plotësojnë kushtet, ka bërë që në moment të fundit, Drejtoria e shkollës së mesme të mjekësisë të vendos rregulla të reja dhe testim.

    Ky testim skandaloz është paraparë të bëhet pas 2 ditëve në lëndët BIOLOGJI dhe KIMI më datën 22 qershor,2020.

    Koha e shkurtër prej 2 ditëve, pamundëson që 170 nxënësit shqiptar të garojnë të pabarabartë në këtë test pranues dhe diskualifikues.

    Rregullat e reja në moment të fundit, lënë mundësin për keqëprdorime të mëdha ku nxënësit më të mirë dhe më të shkëlqyeshëm të eliminohen.

    E para nxënësit e kanë ditur se regjistrimi bëhet pa provim pranues, vetëm në bazë të suksesit dhe diplomave.

    Sikur të dinin se do kenë povim kimi dhe biologji, të gjithë do të pregaditeshin me muaj që të mësojnë këta lëndë.

    E dyta, ekzstojnë mundësi për keqpërdorime për shkak se nga njëra anë, ata nuk kanë mundësin që për 2 ditë të mësojnë dhe përsërisin lëndët biologji dhe kimi, ndërsa nga ana tjetër nxënësit “më pak meritor” të favorizohen gjatë testimit.

    Ndryshe, prindërit e nxënësve shqiptar planifikojnë të bojkotojnë testimin ditën e hënë dhe të kërkojnë edhe një klasë me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë nga ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

    Autor i shkrimit Rexhep Ademi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    ‘Të marr atë që kam lënë pas’/ Në mes të kulmit të suksesit, Noizy komunikon vendimin e papritur

    Reperi i njohur shqiptar Noizy, në kulmin e karrierës së vet ka bërë një postim të mistershëm në rrjete...

    176 raste të reja me Kovid-19, 80 të shëruar dhe 9 viktima

    176 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë...

    Mickoski: Jam i bindur se VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet parlamentare

    Lideri i opozitës Hristijan Mickoski të premten shkurtimisht vizitoi MEDIAL-n ku në studion tonë e regjistruam video-intervistën në kuadër...

    Bllokohen mbi 1 mijë mërgimtarë në kufirin Serbi-Hungari, Kroacia bllokon kufirin

    Për shkak të rritjes së numrit të madh të viktimave dhe të infektuarve në Serbi nga koronavirusi, Kroacia posa...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -