More

    KAPITENI I MAQEDONISË SË VERIUT, PANDEV: TË SHTYHET NDESHJA ME KOSOVËN

    - Marketing -

    Goran Pandev, kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në futboll, ka kërkuar që të shtyhet ndeshja me Kosovën, e paraparë të zhvillohet më 26 mars në Shkup.

    Për shkak të koronavirusit, ndeshja do të luhet pa shikues, por Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriore pritet të kërkojë zyrtarisht nga UEFA që ndeshja të shtyhet për më vonë.

    Në bazë të një rekomandimi, lojtarët e Maqedonisë së Veriut që luajnë në Itali, duhet te futen ne karantine per 14 dite pasi te arrijne ne Shkup.

    Pandev të martën përmes një postimi në rrjete sociale ka kërkuar që ndeshja të shtyhet. Atij i pengon fakti që nuk do të ketë shikues në stadiumin në Shkup.

    “Kualifikimi me Maqedoninë në Kampionat Evropian është më i rëndësishëm se çdo gjë që kam fituar. Ne jetojmë me pamjen e stadiumit të mbuluar nga ngjyrat kuq e verdhë, që na jep forcë dhe na motivon të arrijmë atë që na ka munguar për 20 vite. Na ofroni rastin për spektakël të vërtetë, na ofroni rastin të gëzojmë tifozët tanë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne vazhdimisht lutemi për të. Por na jepni rastin të realizojmë atë që kemi ëndërruar si fëmijë. Për të mirën e të gjithëve, shtyjeni ndeshen. Për shkak të shëndetit dhe për shkak të korrektësisë dhe sportit”, ka shkruar Pandev./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    U gjet i vdekur në një banesë në Maqedoni, shqiptari ishte prekur nga koronavirusi

    Një shtetas shqiptar që punonte në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë në datën 1 Prill, në banesën e...

    Edhe djali i Presidentit serb infektohet me Covid19

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është...

    Debat i ashpër në Qeveri për rishikimin e buxhetit

    Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave,...

    Maqedoni: Për orën policore angazhohet e gjithë MPB, 600 praktikantë bëhen polic

    Në seancën e qeverisë u miratua një Dekret i cili, me të cilën për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -