More

    Këto do të jenë zv-ministrat e BDI-së

    Bashkimi Demokratik për Integrim është në fazën e fundit për të rrumbullaksuar edhe eshalonin e dytë dhe të tretë në qeverinë “Zaev 2”

    Siç mësohet BDl ka vendosur që si Zv/ministër i MPB-së do të jetë Nazim Bushi nga komuna e Çairit një kuadër i dëshmuar, i cili deri tani ka qenë drejtor i Bordit të Telekomit.

    Si zv-ministër i Shëndetësisë do të jetë Ilir Hasani nga komuna e Kumanovës- Likovës një specialist i përkryer në fushën e mjekësisë i cili deri tani ka qenë drejtor në TORALIUC – drejtues i Klinikës për Traumatologji dhe sëmundje ortopedike.

    Si zv-ministër i Drejtësisë do të jetë Agim Nuhiu nga komuna e Tearcës i cili ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Si zv.ministër i Transportit do të jetë Bekim Rexhepi një kuadër i komunës së Sarajit , ish anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe si zv/ministër i Mbrojtjes do të jetë Bashkim Hasani nga Gostivari i cili deri tani ka qenë zv.drejtor i Policiës Financiare

    Ndryshe Bashkimi Demokratik pritet që ditëve në vijim të përfundojë edhe me emrimet e drejtorëve në drejtoritë që i kanë takuar asaj në qeverinë Zaev 2.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Edhe dy shqiptarë në Këshillin Sportiv të ARSM-së, ja emrat e tyre

    Dy profesorët e njohur të kulturës Fizike, Arlind Huseini nga Tetova dhe Blerim Saiti nga Shkupi janë zgjedhur anëtarë...

    Shpërthen lufta e armatosur mes dy shteteve(Foto)

    Mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve. Në video...

    Sërisht premtime për Liqenin Treska !?

    “Kaloi edhe kjo verë, ndërsa Liqeni i Treskës mbetet ashtu siç ka qenë! I pa rregulluar dhe i pa...

    Zaev prezanton pakon e katërt financiare

    Më shumë se 20 minuta foli për 31 masa të reja që janë pjesë e paketës së katërt të...