Home / LAJME / Komisioni anketues për PSP-në përplas opozitën me pushtetin dhe shërbimet e ligjvënësit

Komisioni anketues për PSP-në përplas opozitën me pushtetin dhe shërbimet e ligjvënësit

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk pranon kërkesën e VMRO-DPMNE-së për themelimin e Komisionit anketues për shqyrtimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike.

Në përgjigjen e Xhaferit thuhet se kërkesa e opozitës nuk është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën pasi që në të përveç që nuk është shkruar emri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk është përmendur as adresa e saktë, që nënkupton kryetari i Kuvendit por është adresuar tek “zotëri Talat Xhaferi”, shkruan Alsat, përcjell Express.

Opozita thotë se do të gjejnë rrugë procedurale për ta futur në rend dite nismën e tyre.

“Ky nuk është teksti i Talat Xhaferit, por i sekretares së përgjithshme Cvetanka Ivanova ose ndonjë njeriu të afërt, këshilltar i lartë në LSDM të cilin Talat Xhaferi është dashur patjetër ta dëgjon, ta nënshkruaj dhe kthen propozimin mbrapsht sepse shihet qartë se edhe Xhaferi është futur në kurthin e partisë në pushtet”-tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndaj akuzave të Milloshoskit ka reaguar edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova e cila deklaratën e deputetit e ka cilësuar si manipulim politik, akuzë e pabazë dhe aluzione të papërshtatshme. Lidhur me grupet e punës për harmonizimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Milloshoski shton se të shtunën duhet takohen grupet e punës, por që nuk pret rezultat konkret.

“Prisnim të kishte dje, ishim të gatshëm edhe sot por shohim se pushteti për arsye objektive ose subjektive nuk shpejton. Na është thënë se do të takohemi nesër. Pritjet tona janë që LSDM-ja ta pranon atë që paraprakisht e kishte pranuar më 30 gusht e që më pas ndryshoi mendjen. Presim që LSDM-ja tani e tutje të mos e zvarrisë, anashkalojë dhe vonojë miratimin e këtij ligji kaq me rëndësi”-theksoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja akuzon opozitën për obstruksione në negociata me qëllim shpëtimin nga ndjekja penale.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së kishin mundësinë sepse PSP-ja çdo gjashtë muaj dorëzonte raport në Kuvend. Por atëherë u zhdukën, nuk u kyçën në debat. Kjo është edhe një tentativë e VMRO-së që në ndonjë mënyrë të gjej amnisti për krimet dhe kriminelët në mesin e tyre. Por nuk do të kenë sukses sepse vijat tona të kuqe janë të qarta: Çdonjëri që ka gabuar para ligjit, patjetër do të përgjigjet”-tha Kosta Kostadinov, deputet i LSDM-së shkruan Alsat.

Negociatat mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike kanë ngecur në dallimet që kanë palët mbi ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe si dhe përdorimin si dëshmi të materialeve të përgjuara të cilat janë siguruar pas vitit 2015.

About Derveni Info

Check Also

Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri më kërkoi të bëhet deputet! Zekiri: BDI-në e kam mbështetur hapur!

“Muhamedi ka ardhur tek unë për tu bërë deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, para …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *